Virgjil Kule në Zululand: “Popullariteti duket i këndshëm por është edhe shumë i rrezikshëm”

22 Nëntor 2016, 20:50Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar gazetari, Virgjil Kule, me të cilin në pjesën e parë të emisionit Mustafa Nano diskutoi mbi botën e televizionit shqiptar dhe si e nisi karrierën e tij z.Kule.

Kule tregon se është bërë pjesë e televizionit që në moshën 17-vjecare, në një mënyrë krejt rastësore, atëherë kur televizioni ishte eksperimental. Kur Nano e pyeti nëse kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënte para viteve 90-të dhe nëse ky ka qënë potenciali i tij, dmth gazetaria televizive, z. Kule i përgjigjet që i ka aplikuar të gjitha atë që do të dëshironte të bënte, me fjalë të tjera gazetarin televiziv, spikerin, montazhin video, kameramanin, regjinë televizive si dhe ka drejtuar një televizion.

Kur Nano e pyeti nëse ka nostalgji për kohën kur ishte ikona e ekranit të TVSH-së, ai përgjigjet se nuk i mungon aspak ajo kohë. “Mendoj se janë hapa në jetë që njeriu i kalon dhe mbaroi, u mbyll dera dhe nuk kthehet koka më mbrapa. Është sekreti për të qënë krijues dhe aktiv edhe në të ardhmen”, shton ndër të tjera z.Kule. “A është popullariteti barrë për dikë?”- e pyet Nano. Z.Kule përgjigjet: “Popullariteti duket i këndshëm por është edhe shumë i rrezikshëm. Unë kam arritur ta kaloj me sukses këtë fazë.”

Ndërsa në pjesën e dytë të proogramit u fol për librin e z. Kule dedikuar Skëndërbeut. Z.Kule tregon se ky libër është i veçantë, pasi ka formën e rrëfimi kronologjik mbi jetën e Skënderbeut.

4 komente në “Virgjil Kule në Zululand: “Popullariteti duket i këndshëm por është edhe shumë i rrezikshëm””

  1. santiago says:

    nuk ka rendesi se kujt i ka sherbyer z,Kule ..por per mendimin tim ky ishte nje nder gazetaret me te mire te asaj kohe ,njeeri shume orator dhe i zgjuar. ..tipat si Fevziu,Zheji, dhe disa anal-ista Z.KULE I VE NE MAJE TE GISHTIT TE MEZIT..nuk e di se perse nuk beri nje program te vetin

  2. anamaria says:

    Respekt per te madhin gazetar Z.Virgjil Kule !!!

  3. tiransi says:

    Nuk ben program te vetin sepse qengji i urte pi ne dy nena. nuk e di nese kesaj i thone i mire apo izgjuar?????????

  4. edi shance says:

    i pa pare VIRGJIL KULE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje