Dy vjet burg dhe 10 milionë euro gjobë për Neymar, 5 vjet burg për ish presidentin e Barcelonës Sandro Rosell. Është kjo kërkesa e Prokurorisë para Gjykatës në procesin për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me transferimin e brazilianit nga Santos te blaugranat në verën e 2013, sic bën të ditur e përditëshmja spanjolle El Mundo Deportivo.
Në pretencën e tij, prokurori i Audiencës Kombëtare Spanjolle, Jose Perals, i cili ka kërkuar akrivimin e cështjes ndaj presidentit aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për mungesë provash kërkon vec të tjerash edhe një gjobë prej 8.4 milionë eurosh për Barcelonën dhe një tjetër gjobë prej 7 milionë eurosh për Santosin. Në shënjestrën e prokurorit kanë përfunduar dhe prindërit e sulmuesit brazilian, janë kërkuar 2 vjet burgim për të atin e Neymar një vit burgim për nënën e tij, dhe një gjobë prej 1.4 milionë eurosh për kompaninë e familjes N & N. Për sejcilin nga prindërit e Neymar janë kërkuar dhe nga 10 milionë euro gjobë.
Në janarin e 2014 organet fiskale në Madrid, nisën të hetonin mbi cmimin e paguar nga Barcelona për Neymar, duke zbuluar se disa dokumenta përmbanin informacione kontradiktore, mes të cilave dhe paratë që ishin derdhur për llogari të prindërve të brazilianit. Organet publikë në të kaluarën kanë propozuar burgun si dënim për Bartomeun dhe Rosell. Ndërkohë DIS, fondi brazilian që kishte në pronësi 40 përqind të kartonit të futbollistit, në denoncimin që kishte prezantuar në organin e akuzës kërkonte dënime më të rënda, 8 vjet burg për Rosell dhe Bartoemun dhe 5 vjet për Neymar.