Xhelal Mziu shpall Donald Trump, "qytetar nderi" të Bathores....

23 Nëntor 2016, 18:12Politika TEMA
Xhelal Mziu shpall Donald Trump, "qytetar nderi" të Bathores....

Bashkia e Kamzës ka shpallur “Qytetari nderi” presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump.

Kjo bëhet me dije nga ana e Xhelal Mziut.

Motivacion për nderimin e Trump, është se ai “është një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Postimi i Xhelal Mziut:

Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidentit amerikan të sapozgjedhur, z. Donald Trump. Ky titull iu akordua Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Këshilltarët e qytetit e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Donald John Trump lindi me 14 qershor 1946 New York. U diplomua në vitin 1968 në Universitetin e Ekonomisë në Pensilvani. Në vitin 1971 ai u bë president në firmën e ndërtimit “Elizabeth Trump and the Son” dhe e quajti atë “Organizata Trump”, duke e bërë atë një ndër shoqëritë më të fuqishme në botë. Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën.

Ai premtoi se “do të punojë edhe me ata që nuk e mbështetën për të bashkuar vendin, pasi fushata e tij ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten dhe familjen. Ishte një lëvizje që përfshiu të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”… Edhe pse media kërkoi që Trump të linte garën – ai kurrë nuk u dorëzua, nuk i zhgënjeu mbështetësit e tij, pasi arriti të ridimensiononte format e komunikimit publik direkt me qytetarët. Trump nënvizoi se çështjet që do të trajtonte si President ishin: dhuna në Amerikë, ekonomia, emigracioni, tregtia, terrorizmi. Plani i tij do të vendosë Amerikën, interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane në vend të parë, duke rivlerësuar raportet gjeopolitike në botë në të mire të të gjithëve.

15 komente në “Xhelal Mziu shpall Donald Trump, “qytetar nderi” të Bathores….”

  1. Qerimi says:

    I paskemi rene ne qafe kot Enverit. Paska pasur te drejte pasi e ka ditur mire se me cfare majmunesh kishte te bente

  2. jani says:

    Keshtu ndodh kur nje idiot zgjidhet kryetar bashkie. Medet per mendjen qe ka. Eshte fiks per bathore , kamez pasi ai milet te tille debila i do.

  3. Kitloo says:

    Ver edhe hitlerin se ai ishte me mbreselenes

  4. Roku says:

    U dhjefsh ne gjume o Xhelal se na dhive se qeshuri.

  5. Moni says:

    E ka bere qe Trampi ti jape ca floke hua trapit te Kamzes.

  6. Bostonian says:

    Po nuk eshte president( eshte president elect) akoma edhe nuk ka marre asnje vendim zyrtare ende. Per ti dhene me shume vlere vepres suaj prit edhe pak or derebardhe sa te marri detyren.
    Po pse e implikoni veten ne gjera te pa arsyeshme edhe qesharake! Pse?

  7. Nave Na says:

    Xhelal Mziu
    Sheqerja
    Genc Pollo
    Ciljeta
    Sudja
    Agim Doci
    Mal Berisha
    Sami Metalia
    Gjallica
    Bujar Qamili
    Artjola
    Sinani
    Xikja
    Agron Gjekmarkaj
    Lek Plepi
    Kandahari
    Al Qaida
    Vjollca Vokshi
    Doktor MORTJA
    Lirija
    Xeni
    Gita
    Cufo&Bubi Kacurrel
    Karmina
    Greta Koci
    Cimi i Pekajve
    Desara
    Flamur Noka
    Aldo Bumci
    Blendi Fevziu
    Frrok Cupi
    ….
    …..
    Partia Damakratike!
    Me Nave Na fitojne te tane!
    Ta bajme Shqipnine si Kandahari!
    Ulu mor ti nejun!
    Te qita prej leckash jashte!
    E bame Shkoder lucen si Venecjan!
    Goja ham e shpina dap!

  8. k says:

    Edhe Trampi ne shenje mirenjohje,do ta beje Xhelalin keshilltar personal, per problemet e Bathores.

  9. Spartaku says:

    Me nder Xhelal Mutziu si servil qe eshte,patjeter do i kete marre leje Saliut.

  10. ........ says:

    AH çfar i bet kti vendi o malok u ngrit komplet veriu me saurrela erdhen ne kamez ben peshqesh dhe nje kafsh kryebashkiak si veten e tyre varu k…t, njerez me pak se ordiner.

  11. Mark ramy uk scotland irland says:

    O sa turp me kene shqiptar.
    Oeeee. Oeee oeeee

  12. andromeda says:

    Sa të ban içik Rama ta ndjesh veten krenar që je shqiptar, shkon e ta dhjetshqiptarizmën ‘Xhelali pi Tropoje’.

  13. LG says:

    DT vizitën e parë jashtë Amerikës e ka planifikuar ta bëj në Kamëz.Xhelali e pret me daulle ne Rinas.A të dhjeftë Trumpi mu në tullë o Xhilal.

  14. shqupi says:

    Qe te jem shume i sinqerte, une jam shume dakord: Trumpi aty e ka vendin!
    Une them ti bejme nje ftese Trumopit, te vije te haje e te pije 2-3 net ne Bathore, orkostren e rregullojme se daullen e kemi te siguruar edhe nja dy saze duhen vetem. Mbasandaja te shkoje shtepi me shtepi “si mik i nderuar” dhe te kthehet ne Ameriqi..

  15. Alba-Dar says:

    — KE MENIE TE HOLLE CUBEL. DO TE SHPERBLEHESH.
    Tramp akoma pa u emruar dhe arriti ne Bathore. Kur te emrohet , se shpejti do te behet edhe NDERI I TIRANES.
    — Erjoni , do ti dorzoje edhe celsin e madh te BASHKIS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje