Ky është momenti kur ndërmjet një gazetari polak dhe një ish-deputeti ukrainas, shpërthen sherri gjatë një debati televiziv.
Gazetari Tomasz Maciejczuk, ishte duke debatuar në një televizion rus me një ish-deputet të parlamentit ukrainas, kur tha: “Ukrainasit duan të jetojnë si njerëz normalë, dhe jo në m**, si ju në Rusi.”
Ishte pikërisht kjo fjali që ndezi edhe sherrin e dhunshëm mes dy të ftuarve, por edhe prezantuesit të emisionit, i cili i hodhi një copë letre në fytyrë gazetarit polak, duke ju përgjigjur: “Jeni ju ata, që jetojnë në m**!”
Ndërkaq, ish-deputeti ukrainas, Ihor Marhov e goditi gazetarin me grusht në fytyrë.
Gjithçka u zhvillua, ndërsa transmetimi televiziv ishte ndërprerë, por pamjet janë publikuar më pas në “Youtube.”
Hallall gazetari..kurajo jo shaka. Gansteret ruse te vrasin pa nje pa dy.
Ndaj bota duhet te distancohet nga trapi se ka simpati per keto shtaze dhe tenton te ngreje ne fuqi klane te tilla te dhunshme