Italiani i “Myslim Shyrit”: Duajeni Shqipërinë. Nuk ekziston vendi perfekt

24 Nëntor 2016, 12:27Sociale TEMA

Ai është Francesco Acone, 47 vjeç dhe prej dhjetë vjetësh jeton në Tiranë. Kur erdhi këtu, nuk e kishte menduar dhe projektuar saktësisht se çfarë do të bënte në këtë vend.

Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2006. Në fillim më solli dashuria. U njoha me një vajzë shqiptare më të cilën ndërtova një marrëdhënie. Vendosa të zhvendosesha në këtë vend për të jetuar edhe punuar”- thotë Francesco për gazetaren e Dita-s, Entela Resuli, duke kujtuar fillimet e tij në Shqipëri:

“Erdha dhe dy vitet e para ishin kohë eksplorimi dhe zbulimi. Unë njoha Shqipërinë në të gjithë territorin e saj. Njoha një vend të butë ndryshe nga ç’kisha dëgjuar deri atëherë. Gjithçka që shihja dhe dëgjoja ishte krejt tjetër nga ato çka kisha ditur më parë në Itali. Këtë gjë u mundova ta përcjell edhe në vendin nga vija, pasi imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në atë kohë nuk ishte siç është sot”.

Francesco, i cili ka lindur në Salerno, në jug të Italisë, ka gjetur shumë ngjashmëri mes shqiptarëve dhe banorëve të jugut të vendit të tij.

Ai thotë se ka përfunduar studimet për drejtësi. Dhe në vitet e para të jetesës në Shqipëri ka punuar pranë ambasadës italianë në Tiranë, si jurist. Kjo i dha mundësi atij të njihte me shumë terrene të tjera në vendin tonë, si ato politike dhe diplomatike.

Kur pyetet se si e sheh faktin që të rinjtë duan të largohen nga ky vend, të emigrojnë, ai thotë se është diçka normale.

E gjithë bota është në lëvizje. Edhe në Itali emigrojnë të rinjtë dhe po largohen nga vendi. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Shqipëria është një vend i varfër dhe çdo kush ka të drejtë të mendojë për të jetuar në një vend i cili mund të jetë më mirë ekonomikisht se sa vendlindja e tyre.  Njerëzit kërkojnë më të mirën për veten e tyre. Mua nuk më shqetësojnë ata që ikin, por se çfarë bëjnë ata që qëndrojnë këtu?!”- shprehet Francesco me habi.

Mos kujtoni se ata shkojnë në një vend të huaj e gjejnë çdo gjë gati. Asnjë vend nuk është perfekt dhe ka problemet e veta. As Shqipëria nuk është perfekte. Gjithmonë, ku do që të shkosh, do të të mungojë diçka, por kjo nuk do të thotë që mos të lëvizësh dhe të qëndrosh në një vend, përkundrazi”- thotë Francesco.

Por ai e kupton pse çdo shqiptar kërkon të largohet nga vendi:

Është normale. Nuk ka asgjë të keqe. Njerëzit duhet të lëvizin, të shohin, të mësojnë dhe ndoshta të kthehen në vendin e tyre. Shqiptarët janë të zgjuar. Ia kanë dalë edhe në kohëra të vështira emigrimi. Kam kuptuar që në këto kohë nuk po kërkojnë më Italinë, pasi e kanë kuptuar që ky vend nuk të jep më mundësi. I janë drejtuar Gjermanisë, Amerikës… dhe ndoshta me të drejtë”.

Francesco ka emigruar drejtë Shqipërisë në një kohë kur shumë italianë nuk e mendonin këtë alternative për veten e tyre. Por ja që kohët kanë ndryshuar dhe ai çdo ditë e më shumë takon italian në Tiranë.

Italia është në krizë. Jo vetëm ekonomike por edhe kulturore. Ata tashmë e konsiderojnë Shqipërinë si vend të mundësive për bizneset e tyre, ndaj edhe e kanë parë si alternativë për të punuar edhe jetuar. Këtu gjejnë shumë lehtësira”- tregon 47-vjeçari për Dita-n.

Sot italiani, i cili banon pranë drejtorisë së policisë në rrugën “Myslym Shyri” e njeh Shqipërinë në disa aspekte. Në krahasim më vendin nga ai vjen çmimet këtu janë më të lira dhe mund të jetohet më mirë në këtë aspekt.

Në Tiranë jetohet mirë. Kostoja e jetës është më e ulët në krahasim me Italinë. Megjithatë gjatë këtyre dy viteve kam vënë re se ka një rritje të përgjithshme të çmimeve. Shqiptarët janë një popull shumë vital, i ri dhe me të ardhme përpara”-tregon juristi fotograf.

Por, gjëja e mirë në Tiranë është se nuk duhet të udhëtosh shumë orë për të shkuar në shtëpi për t’u kthyer në punë. Tirana, për sa u përket distancave, është një qytet që i shkon përshtat gjithkujt. Mund të qarkullosh fare mirë edhe në këmbë”, thotë Francesco.

Ajo çka i ka bërë përshtypje Francesco-s në Shqipëri është kultura dhe zakonet tona. Të cilat në një sipërfaqe kaq të vogël sa vendi ynë, me këtë numër banorësh, të cilët kanë shumë dallime nga njëri-tjetri.

Një gjë të veçantë që keni ju është pasuria kulturore. Ndryshimet dialektore. Në një vend kaq të vogël këtu takon njerëz nga zona të ndryshme që kanë zakone po kaq të ndryshme. Dasmat këtu janë shumë interesante. Ndoshta ju nuk ju bëjnë përshtypje këto, por janë pasuri kulturore, që bota i kërkon dhe që ju duhet t’i ruani dhe kultivoni me fanatizëm. Këtu takon dikë dhe të thotë: shiko se unë jam çam, apo tjetrin që të thotë jam malësor, në po të njëjtën hapësirë mund të takosh myzeqarin dhe labin. A ka më të bukur se kaq?!”,- tregon me habi Acone.

6 komente në “Italiani i “Myslim Shyrit”: Duajeni Shqipërinë. Nuk ekziston vendi perfekt”

  1. nuk ka tym pa zjarr says:

    Ahhhhh more italian vellai. Tani jemi nkerez me bisht. Te kishe pasur fatin te vije ne kohe te xhaxhit. Te kishe takuar prindet dhe gjysherit.

  2. mirel says:

    Vitale? Patjeter..i perballojme me ballin lart ngritjen e cmimeve.
    Ne si popull kemi vetem nje kerkese..salcen mos e ngrini

  3. ben says:

    Po ne pse mos ta duam Greqin ku u lindem,u rritem,u shkolluam,u ushqyem,u mbathem?

    1. albaniafirst says:

      ben, nuk ak asgje te keqe te duash Greqine apo nje vend tjeter ku ke lindur je edukuar dhe jeton, por eshte e papranueshme qe te mohosh vendin tend te origjines per hir te vendit te ri qe ke adoptuar si atdheun tend. Une jetoj jasht Shqiperise, ne Kanada, dhe mund te them se ky vend me ka shperblyer shume mire per punen qe kam bere deri sot, por une kurre nuk do mohoja Shqiperine; jo per Kanadane, por per asnje vend tjeter ne bote. Per mua dhe femijet e mi, Shqiperia ka qene, eshte dhe do mbetet atdheu jone, packa se ka dhe mbase do kete probleme sot dhe ne te ardhmen. Ne fund te fundit, edhe ne Kanada apo Greqi apo kudo gjetke ka dhe do kete probleme.

  4. Bomba says:

    Me biznes droge merret ky? cfar biznesi ka ky zoteria Italian? shqiperia eshte bere vendi I krimineleve te Europes ,ketu fshihen shum mire kriminelet Italiane ashtu sic fshihen ne Itali kriminelet shqiptar,Hajt te na rroj kujtesa e Duces qe nuk I perzuri Greko-Arabet qe jetojne neterritoret e Jugut te Ilirise (shqiperise natyrale)

  5. patriot says:

    Kjo eshte ta besh personazh me zor, nje anonim. Me e keqja te degjosh leksione qe i jane drejtuar me shume italianeve sesa neve. Me pak fjale i thote te shkojne ne Shqiperi se behet qejf(BS).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje