Strasburgu miraton amendament që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin

24 Nëntor 2016, 17:21Rajoni TEMA
Strasburgu miraton amendament që kërkon hetim të pavarur për

Lajmin e ka bërë me dije lëvizja Vetëvendosje, kryetari i së cilës, Visar Ymeri dhe deputetja Donika Kada – Bujupi bashkë me deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në këto punime.

Vetëvendosje ka paraqitur edhe amendamentin 22, që ka të bëjë me rastin e aktivistit 26 vjeçar që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ditën e 5 nëntorit.

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.

“Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë. Po ashtu, është kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

1 komente në “Strasburgu miraton amendament që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin”

  1. nuk ka tym pa zjarr says:

    Psr nuk ndjehen shqiptaret e shqiperise kur vriten njerez pa gjyq ne dhomat e paraburgimit shqiptar??????
    Ku eshte avokati i popullit????
    Gazetaret?????
    Presidenti??????
    Drejtesia??????
    Opinioni??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje