Një alarm për bombë në bordin e një avioni “Turkish Airlines” në aeroportin e Shkupit ka bërë që të anulohet fluturimi për në Stamboll.
Në bordin e avionit ishte edhe presidenti i Maqedonisë, Gjerogje Ivanonv, i cili po udhëtonte drejt Madagaskarit për pjesëmarrje në Samitin e Frankofonisë.
Por pas alarmit të dhënë nga ekipi i sigurimit të presidentit për një bombë në bordin e avionit, është anuluar fluturimi dhe janë kryer kontrolle në bord.
Një qen kërkues i MPB-së zbuloi se nuk bëhej fjalë për bombë, por për një telefon celular aktiv në bagazhin e një shtetasi turk që po udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll, transmeton INA.