Kur Fideli dhe Enveri ziheshin për Afrikën dhe Kastro që u zhdëp në bakllava kur ra komunizmi në Shqipëri

27 Nëntor 2016, 10:30Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Duket si absurd por dy diktatorët, ai i ynë pra Enver Hoxha dhe Fidel Kastro që la këtë botë të shtunën e fundit të këtij nëntori të 2016-ës,  janë zënë keq për…Afrikën.

Ka ndodhur kjo në vitin 1973, kohë kur Fidel Kastro ndërhyri në Angola me një grup ushtarak duke ndikuar fuqishëm në konfliktin mes rivalëve në vendin afrikan.

Enver Hoxha, në atë kohë ishte i vetëm si nga Lindja dhe si Perëndimi që i ftonte grupet komuniste të Afrikës në Tiranë për t’i shkolluar si vendosen bombat dhe si bëhen atentatet, ndër ta edhe Kongresin Afrikan të Nelson Mandelës.

Madje Kabila famëkeq që njëherë doli djall e njëherë engjëll, po po Laurent Kabila i Kongos, u diplomua në Shkollën e Partisë në Tiranë dhe u bë mjeshtër guerrilesh në komandën e Zall-Herit.

Disa vite më vonë, me këto njohuri ai do t’i vinte flakën Zairesë së famshme të duelit Muhamed Ali-Joe Foreman, të cilën e ktheu më pas në Republikën Demokratike e Kongos.

Pra Enveri kishte ushtarët e vet që nuk u morr vesh se pse i përdorte dhe ku i merrte paratë, por që natyrisht do të dalin nga arkivat.

Enveri shkroi një libër, “Imperializmi dhe Revolucioni”, ku e bënte helaq Fidelin duke e akuzuar si xhandar të Moskës.

E në fakt, Fidel Kastro në Afrikë nuk ka qenë vetëm në Angola ku ndikoi që të fitojnë grupet pro-ruse, por edhe në Libinë e Ghedafit, që ishte marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe Sirinë e Asadit të parë. Trupat e zgjedhura të Kastros kudo ku shkonin përdoreshin për vrasje dhe atentate të tmerrshme.

Por sa vdiq Enveri, Fideli e tregoi hapur këtë në sjelljen diplomatike. Çlirim Çepani, ish-ambasadori ynë në Havanë që u dërgua nga Ramiz Alia si një shenjë ndryshimi, tregon se gjatë një pritjeje në ambasadë ai qëndroi tre orë. Në Tiranë kishin nisur protestat studentore por askush se dinte. Lajmin ia solli Fideli, i pra që nuk e fshihte sot gëzimin se regjimi i atij që e kishte sharë po binte.

Ja ç’thotë diplomati Çepani: “Në mesin e dhjetorit të vitit 1990 në Havanë vjen për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, i cili gjatë qëndrimit të tij në Havanë.

Me rastin e kësaj vizite unë dhashë një pritje në rezidencën që kisha në atë kohë në Havanë, në datën 12 dhjetor 1990, ku ftova gjithë trupin diplomatik dhe personalitete të larta të vendit. Një çerek ore përpara kësaj pritjeje, vjen dhe më kontakton drejtori i përgjithshëm i protokollit dhe më thotë që në orën shtatë mbërrin në rezidencë lideri i këtij vendi, Fidel Kastro.

Ishte jo vetëm e paparashikuar, por ishte edhe jashtë protokollit diplomatik, sepse Fidel Kastro në atë kohë ishte kryetar i shtetit, kryeministër dhe nuk i korrespondonte rangu për ardhjen në këtë veprimtari diplomatike. Ishte pra e paparashikuar dhe jashtë protokollit diplomatik. Por qëllimi duket që ka qenë diku tjetër.

Në 12 dhjetor, atë ditë, kur u realizua pritja, në Shqipëri u shpall pluralizmi politik, për të cilin ne morëm njoftim atë ditë në mëngjes, së bashku me ministrin Malile.

Ai hëngri bakllava e ullinj Berati që i kishim si diçka të sjella nga Tirana. I pëqleu aq shumë bakllavaja sa i tha gruas time që t’i jepte recetën duke shtuar se i pëlqente shumë të gatuante.

Duket se kubanët ishin të informuar më përpara dhe më shpejt nga ambasada e tyre në Tiranë dhe interesi i tij ndoshta ishte testimi i qëndrimit të ardhshëm të vendit tonë në këtë situatë.

Gjatë bisedës ai nuk përmendi fare asgjë rreth këtyre ngjarjeve, por erdhi dhe shprehu interesin e takimit direkt me ministrin tonë të Jashtëm dhe njohjes me gjendjen ekonomike, gjendjen e përgjithshme të vendit tonë dhe interesin për t’i zhvilluar marrëdhëniet në fushat e interesit reciprok”. /tesheshi.com/

12 komente në “Kur Fideli dhe Enveri ziheshin për Afrikën dhe Kastro që u zhdëp në bakllava kur ra komunizmi në Shqipëri”

  1. Real says:

    Ju dhjefsha mu në gjuhën tuaj, gazetarë leshi ! Mësoni të shkruani o të gjorë!

    1. Leo says:

      Vertete gazetaruce te droguar nga idiotizmi ne kete fushe. Duan te shajne, por, dalin vete te dhier kesisoj gazetaresh.

  2. Rama2 says:

    “Regjimi i atij(Enverit) kishte rene”.
    1)Enveri vete kishte vdekur-“Regjimi” ra ne 91-in.
    Se si ra regjimi, kur ky vete kishte vdekur?!?!..Vetem nje psikopat apo komplet idiot mundet ta shpegoje.
    2) Sa ishte Ai (enveri) gjalle…te tere, si vendallij apo te huajt i hengret karin,ne cdo lloj menyre apo kuptimi qe ti japesh,njelloj del konkluzioni,karin mo karin i hengret.
    Pas 5vjetesh,me shume e shume dinakeri…shkateruat Shqiperine.Nuk rrezuat asnje “regjim”..por thjesht rrenut Shqiperine.
    Sa per dieni te lexusve e jo “idiotve”..asnje regjim nuk bie,por thjesht nderrohet(keshtu thone ate qe jane njohes te sistemeve apo mmerren ter jeten me sistemet).

  3. a.g says:

    Morri i ngordhur, bishtin e pordhur.
    I mbetej të rregullonte Afrikën, me lekët e popullit të robëruar.

  4. Xhafer says:

    Sa ishte xhaxhi gjall tè gjith i futeshin né vrim tè miut sot kan dal zagaret dhe lehin sa andej sa ketej

  5. Xhafer says:

    Sa ishte xhaxhi gjall tè gjith kishin frik sot kan dalur ca zagar dhe lehin ca andej ca ketej mor zagar tè ndyr ai ishte burr shteti dhe jo si legena maskarenj hajdut kriminela né emer tè demokrazise po beni poshtersia

  6. VF-LP says:

    Bakllava kubanezet!?. Provoje tjua japesh dhe u vjen ne gryke.
    Eshte ushqim i rende dhe te mbyt ne sheqer.
    Prandaj futjani genjeshtres e ngopuni me bakllava

  7. Moisi Golemi says:

    Artikull idiotesh.
    1- Diferencat ideologjike kundrejt kubanezeve, Enveri i ka shprehur qarte tek “Imperializmi dhe Revolucioni”, nje veper qe u be Bibla e anti-imperialisteve dhe ku stigmatoheshin pseudo anti-imperialistet, anarkistet, terroristet, etj.
    2- Parate qe Enveri shpenzonte me grupet komuniste neper bote, vinin nga Kina. Fondi i Solidaritetit ishte 100% investim kinez, ku Maoja i kishte dhene dore te lire Enverit per te organizuar grupe ne Europe, Afrike e gjetke. Asnje lek nuk harxhohej prej shtetit shqiptar. Ne merreshim vetem me organizimin, pergatitjen, financimin, etj. Te gjitha shpenzimet mbuloheshin nga Kima, madje edhe shpenzimet e ushtarakeve tane qe i pergatisnin keto grupe.
    3- E bija e ketij ambasadorit tone ne Kubes, Clirim Cepanit, eshte e martuar me Oerd Bylykbashin e PD-se.
    4- Fidel Kastro, pavaresisht divergjencave ideologjike me Enver Hoxhen, nuk u gezuar kur Enveri vdiq, por u hidherua. Duke thene se vdiq nje udheheqes i madh. Ky takimi Cepanit, ku gazetari thote se Fideli u shqep ne bakllava, eshte bere shume vone, 5 vjet e gjysem pas vdekjes se Enverit.
    5- Gazetari qe e ka shkruar kete artikull, pervecse injorant historie dhe analfabet, eshte edhe tendecioz dhe pa shtylle kurrizore.

  8. spartaku says:

    Ylli Pata! Ja ke futur kot.Ti krkon te thuash ndonje gje,por ske thene asgje.Mish mash.Artilkull pakuptim.

  9. Lida Al says:

    Po nuk keni turp me keta tituj per te shitur gazeten, o Mero. E ke shitur gazeten, apo eshte ende jotja, se po te jete e jotja ti paske marre fund. Po pse i shtremberoni ngjarjet e gjithcka, vetem per te share Enverin, Kastron e gjithcka qe ka te beje me socializmin, komunizmin, tere periudhen e shkuar. Po nuk shikoni sot, ne kete sistem qe ju e quani demokratik qe cdo gje eshte e degjeneruar e marre fund, si nga klasa politike edhe ajo shoqerore. Per cfare mund te mburret klasa politike sot per kulture, sjellje, edukate, moral, patriotizem e gjithcka, po ju gazetaret per cfare, per dezinormimin, shpifjet, genjeshtrat, mashtrimet, konfuzionin qe perhapni cdo dite? Pse po shkaterroni njerezit, ne vecanti rinine te ardhmen e ketij vendi. Dhe ju te medias keni pergjegjesi historike ndaj kombit e atdheut. Mendoni se keni femije. Mjere e ardhmja e vendit per cfare e po gatuani sot. Fatkeqesi

  10. Sokol Meta says:

    Nuk eshte e martuar me Oerd Bylykbashin, se paku ligjerisht eshte e martuar me Genti Bogdanin dhe eshte aktive ne jete, madje shume. Sa majta djadhtas, sa larte poshte, sa para mbrapa. Ky Clirimi, nje koqekandari pa kandar, eshte lepirebythesi me I dalluar nga pioneret e kohes se vet: ja ka lepire Enverit, Saliut, Fatosit, Edit dhe tani ja lepin kujt te doni ju, madje edhe Bamir Topes po deshet.

  11. Veterinar per komunista says:

    Fidela kastro eciiiiii……… dhe Enver Kastraveci……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje