Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për radion “Alpha”, ka folur për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kotzias tha se, Shqipëria do të duhet të plotësojë disa kushte që Këshilli i BEsë që do të mblidhet në mesin e dhjetorit të japë dritën jeshile.
“Personalisht”, tha Kotzias, “unë e dua Shqipërinë në BE, një Shqipëri më e demokratizuar do të jetë dhe një fqinjë më e mirë në të ardhmen”.
Ndërsa duke folur për çështjen “Çame”, Kotizas tha se nuk kërkon që të rihapë debatet e vjetra, pasi për këtë çështje tha ai qeveritë e dy vendeve kanë arritur marrëveshje në të kaluarën.
“Sa për të rikujtuar në vitin 199192 dhe 95 janë bërë kompromise jo korrekte. Ne nuk bëjmë asnjë kompromis që është direkt kundër shoqërisë dhe shtetit grek”.
Ceshtja Came nuk mund te mbyllet me urdherin e peshkut , ajo do te zgjidhet vetem nga drejtesia e Strasburgut .
Pra e le te hapur mundesine te ushtrove veto.