Gjovalin Kola, Bruksel
Këto ditë, shtypi dhe politikanët shqiptarë janë marrë me deklaratat e disa politikanëve të vendeve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Si temë shërben, kësaj radhe, integrimi evropian dhe konkretisht hapja e mundshme e negociatave BE-Shqipëri. Në këtë kuadër kanë tërhequr vëmendjen sidomos deklaratat e kryetares së komisionit për çështjet evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, Danielle Auroi, e deputetit të djathtë gjerman Kirschbaum dhe, së fundi, të kancelares Merkel e të presidentit të Gjermanisë, Gauck. Ajo që mund të thuhet nga një analizë e shpejtë e këtyre deklaratave janë qëndrimet e ndryshme, madje edhe të kundërta midis tyre. Për shembull, përfaqësuesja franceze deklaron se vendi i saj është i gatshëm për çeljen e negociatave me Tiranën zyrtare, kurse presidenti gjerman është për shtyrjen e procesit të integrimit! Sipas tij ky process duhet ngadalësuar , sepse qytetarët e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e futjes në BE të vendeve të tjera që nuk kanë shpejtësinë e zhvillimit të vendit të tij. Një karakteristikë e dytë e këtyre opinioneve është se ato u referohen situatës së brendshme politike të vendeve të tyre se sa të vendeve kandidate të BE-së. Në deklaratën e tij, Presidenti gjerman u referohet kryesisht qytetarëve gjermanë. Pas takimit me Kryeministrin Rama, në Berlin, edhe Kancelarja Merkel përsëriti pesë kushtet e njohura tashmë nga raporti i progresit të Komisionit Evropian per Shqipërinë, t ecilat duet te bene prioritet gate negociatave.
Pra, një arsye apo një arsye për të folur dhe dhënë mesazhe për situatën në vendet e tyre, në këtë rast në Francë e Gjermani, ku forcat e mëdha politike janë përfshirë në fushatën elektorale që finalizohet me votimet vitit 2017. Siç dihet, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme jo vetëm për Parisin e Berlinin, por edhe për BE-në. Gjithçka kalkulohet në funksion të votave që mund ose do të fitojnë me deklarata të tilla. Nëse marrim politikanen franceze, Auroi, pjesë e shumicës në pushtet, deklarata e saj është një përkrahje që e majta e dobësuar e Presidentit Hollande i jep Shqipërisë, duke llogaritur votat e shqiptarëve dhe të huajve të tjerë në favorin e tij. Në Gjermani, kriza e refugjatëve ka fuqizuar kohët e fundit të djathtën populiste, Alternativa për Gjermaninë, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ka arritur deri në 15-20 përqind të elektoratit. Merkel ka hedhur kandidaturën për herë të katërt dhe bën hapa të matur në një terren që nuk është më aq pozitiv për të si më parë. Deklaratat e saj për emigracionin dhe integrimin duken të rezervuara, duke ditur se kjo mënyrë është e mirëpritur edhe nga elektorati i partisë së saj, CDU. Ka të ngjarë që ky “frenim” entusiazmi, që vihet re në këto deklarata, duke vënë si pengesë kushtet apo prioritetet e BE-së, pra të Brukselit, të jetë edhe një sinjal “shfajësimi” për Turqinë, me të cilën procesi është ndërprerë përkohësisht, edhe me votat e eurodeputetëve gjermanë, që kanë shumicën në Parlamentin Evropian.
Basha ka detyre te ngjalle Pitkinin e ti marre nje prononcim per integrimin e Shqiperise ne BE. Puna eshte qe te hyje ne fuqi Vetingu, pastaj Shqiperia e gjen me sy mbyllur rrugen e vet. Pa ndeshkuar fashistet e SHQUPIT qe vrane e shiten cdo vlere te ketij vendi, asgje s’ka per tu ndryshuar ketu.