“Drejtësia”, gjyqtarët në unison me PD, ankimojnë në Kushtetuese “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”

29 Nëntor 2016, 19:49Kronika TEMA
“Drejtësia”, gjyqtarët në unison me PD,

Frika nga reforma në drejtësi duket se ka mobilizuar shumë gjyqtarët, të cilët në unison me PD në opozitë po ankimojnë një nga një të gjitha ligjet për implementin e kësaj reforme.

Kështu, pas Vettingut, një tjetër ligj pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese. Si asnjëherë më parë, Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të ankimojnë në Kushtetuese ligjin për “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që hyri në fuqi me datë 22 nëntor 2016.

Përfaqësues të Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, thanë për “News 24” se ligji në fjalë bie ndesh me Kushtetutën, e për rrjedhojë duhet shfuqizuar.

Në padinë që pritet të dorëzohet gjatë kësaj jave, thuhet ndër të tjera se ligji krijon vakum institucional dhe cenon hapur mundësinë e promovimit në karrierë të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe Apelit.

Në padi theksohet se, nga zbatimi i këtij ligji mund të krijohen situata kolapsi në mënyrën sesi do të funksionojnë institucionet e drejtësisë.

Për këto arsye dhe të tjera, gjykatësit do të kërkojnë edhe pezullimin e ligjit, me qëllim që ai të mos japë efekte, pasi sipas tyre do të shkaktojë pasoja të pariparueshme në të ardhmen.

Hyrja në fuqi e këtij ligji, është shoqëruar me “ngrirjen” e funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk mund të emërojë, transferojë apo promovojë gjykatësit.

1 komente në ““Drejtësia”, gjyqtarët në unison me PD, ankimojnë në Kushtetuese “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve””

  1. undefined says:

    Po neve te na kerkojne llogari e te na i sekuestronne te gjitha pasurite e te na gjykojne . Dhe me gjith ate na kerkoj llogari ku i gjetem leket qe blem nje makin . Kurse per veten etyre duan te ven ligj qe mos kontrrollohen e ju marin pasurite e te mos vene ne burg gjith te koruptuarit e gjykates. Tju sekuestrohen gjith pasurit e leket qe kan e te pergjigjen se ku e si i ben gjith ato lek e pasuri me nje rroge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje