VIDEO/ Në Arabinë Saudite bie dëborë në... shkretëtirë

29 Nëntor 2016, 17:32Sociale TEMA

Nuk ndodh çdo ditë që shkretëtira e Arabisë Saudite të mbulohet nga dëbora, por pikërisht kjo ka ndodhur ditët e fundit, ndërsa temperaturat kanë arritur disa gradë nën zero.

Kjo ka bërë që njerëzit të mbeten të befasuar, ndonëse pjesa më e madhe e tyre e kanë marrë me mjaft humor, pavarësisht problemeve që ka shkaktuar, si bllokimi i trafikut.

Temperaturat në këtë zonë, zakonisht arrijnë gjer në 20 gradë Celcius, madje edhe gjatë dimrit.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video nga më të ndryshmet, me njerëz që argëtohen në dëborë, duke ndërtuar edhe njerëz prej bore.

Por, vetëm një vit më parë, një klerik islamik e quajti të turpshme diçka të tillë dhe anti-islamike, ndërsa nxorri edhe nje fatëa (dekret fetar), nëpërmjet të cilit ndalohej ky aktivitet, pavarësisht se jo të gjithë mendonin si ai.

3 komente në “VIDEO/ Në Arabinë Saudite bie dëborë në… shkretëtirë”

  1. Qifi says:

    Rraca e poshter çamo-arabe nuk meriton as bore por vetem bomba aromike qe te shuhen nje here e mire.

  2. tema says:

    Ësht e mundur me anë të sciencës spaciale. (satelit lazer që krijon re)

  3. muharrem says:

    Per qdo njeri qe besone ne zote e jete keto fenomene jane nji trgus se qdo gje esht e mundur..kjo nuk esht tragjike=esht lumturi se edhe shkretira ka nevoji bore=uji=shiqoni njerzit sa te gezuar jane-me boren=

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje