Trajneri i Tiranës Mirel Josa, është shprehur në konferencën për shtyp se sfida e nesërme kundër Partizanit do të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrën, e cila do të kërkojë që të marrë patjetër fitoren.
Tekniku i bardhebluve tha se çdo rezultat negativë për Tiranën në këtë derbi, mund të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të ekipit.
Gjithashtu ai shtoi se misioni i tij në krye të 24-herë kampionëve të vendit nuk është të mundë Partizanin.
“Nese do te them qe eshte nje ndeshje si te gjithe te tjerat nuk do te jete e drejte pasi ka nje specifike tjeter, luajme kunder nje kundershtari pretendent per titull sic jemi dhe ne. Cdo rezultat do te ndikoj ne ecurine e metejshme. Tirana nuk duhet te fitoj kunder Partizanit sepse nuk ka fituar gjithe keto kohe por sepse duhet te bej ate qe nevojitet per te fituar. Kemi respekt per kundershtarin, per menyren se si eshte organizuar dhe ecurine qe ka patur deri tani.
Une nuk erdha te Tirana per te mundur Partizanin, normal nese fitohet eshte gje e madhe per tifozet duke qene se ata kane pritshmeri te madhe. Kjo ndeshje nuk eshte Josa kunder Staroves, por Tirana perballe Partizanit. Kemi zhvilluar nje kampionat deri diku te mire deri tani dhe kjo na ben optimist” tha Josa./f.b