Ai është duke kaluar një periudhë të artë në karrierën e vet.
Por, nga Italia vjen një lajm i keq.
Etrit Berisha do të operohet të mërkurën pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Romën dhe do të mungojë për dy muaj.
Lajmi bëhet me dije nga vetë klubi i Atalantës.
Me Berishën në portë, Atalanta ishte duke kaluar një formë të jashtëzakonshme dhe renditet në mënyrë surprizë, në vendet e para të Seria A.
Në 8 ndeshjet me Berishën titullar, Atalanta ka pësuar vetëm 8 gola, dy prej të cilëve me penallti, ndërkohë që ka siguruar pikët e plota.
Nje lutje gazetes: kur shkruani per NOM Berisha, vendosni dhe PRENOM se na ngaterroni apo e beni qellimisht te lexohet shkrimi