Nga Torino i madh te Zambia: Gjithë tragjeditë ajrore në botën e sportit

29 Nëntor 2016, 12:40Sport TEMA

Bota e futbollit është tronditur nga aksidenti i ndodhur në malet kolumbiane ku vdiqën disa futbollistë te klubit brazilian Chapecoense.

76 persona ndërruan jetën dhe vetëm 5 mbijetuan në fluturimin e nisur nga Brazili drejt Kolumbisë.

Më poshtë sjellim disa prej tragjedive që u kanë ndodhur klubeve të futbollit, ku më e rënda ishte padyshim ajo që i ndodhi Torinos së madh në vitin 1949.

Superga, 4 maj 1949: Kjo datë dhe ky vend do të mbahen mend gjatë nga fansat e futbollit, jo vetëm të Torinos. Atë ditë u mbyll  në mënyrë tragjike cikli i një skuadre fituese që trembte këdo. Gjithë skuadra e Torinos u shua në një moment të vetëm.

6 shkurt 1958: një tjetër skuadër futbolli pëson një tragjedi. Avioni i British European Airëays përplaset në pistën e Mynihut gjatë ngritjes. Në bord ishin futbollistët e Mançester Junajtid. 24 të vdekur. Mes të mbijetuarve ishtra trajneri legjendar Bobby Charlton, i destinuar për t’u shndërruar një legjendë më vonë.

28 janar 1966: Skuadra italiane e notit që po udhëtonte në Bremen për një takim kombëtar. Avioni i Lufthansës u përplas në një mënyrë misterioze duke u marrë jetën 7 notarëve dhe trajnerit të tyre.

13 tetor 1972: Avioni i Fuerza Aerea Uruguaya u përplas në malet Ande. Mes pasagjerëve ishte edhe klubi i ragbit të Montevideos. 29 të vdekur dhe 16 të mbijetuar. Historia më vonë u bë edhe film.

29 nëntor 1975: Vdes në aksident ajror legjenda e automobilizmit Graham Hill. Po kthehej nga provat. Me të vdiqën edhe një pilot i ri dhe 4 teknikë të skuadrës.

29-prill 1993: Pas një zjarri në bord rrëzohet avioni me futbollistët e kombëtares së Zambias, që po shkonte për një ndeshje kundër Senegalit, në Dakar. Asnjë i mbijetuar./ përgatiti TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje