Prapaskenat/ De Biazi mund të drejtonte Palermon dhe Shqipërinë njëkohësisht…

28 Nëntor 2016, 11:27Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ditën e djeshme refuzoi përfundimisht ofertën e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, për t’u vendosur në krye të klubit siçilian.

Mediat italiane kanë zbuluar se gjatë javës së fundit trajneri i kuqezinjve dhe numri 1 i Palermos janë takuar 2 herë për të diskutuar mundësinë e emërimit të italianit në krye të skuadrës që rrezikon seriozisht rënien në Serinë B.

Për ta bindur që të pranonte ofertën, Zamparini ofroi De Biazit që të mund të drejtonte Palermon pa hequr dorë nga Shqipëria, pra të ishte trajner i të dy ekipeve paralelisht.

Një ofertë e tillë e tundoi disi teknikun e kombëtares kuqezi, por në fund pasi analizoi mirë situatën, ai vendosi të refuzonte një propozim të tillë.

1 komente në “Prapaskenat/ De Biazi mund të drejtonte Palermon dhe Shqipërinë njëkohësisht…”

  1. nostradamus coza says:

    Domosdo Shqiperine me Palermon e lidhin shume gjera dhe kane nje ngjashmeri si dy bija binjake !!!!!!!!! Nuk i lene njera tjetres asgje mangut dhe Ganiu meqense ja mori mire doren Shqiperise se ka per gje te drejtoje dhe ekipin e Palermos , me tere ate “eksperience” si lider futbolli ne Shqiperi besoj se ja del mbane dhe ne palermo !!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje