FOTOT/ Trevisa, vajza që zbukuron tribunën e Partizanit

26 Nëntor 2016, 17:07Sport TEMA
FOTOT/ Trevisa, vajza që zbukuron tribunën e Partizanit

Përveç faktit që është një vajzë bukuroshe dhe është e lehtë për të rënë në sy në stadiumet shqiptare (dhe jo vetëm), ajo që e dallon Trevisa Tufën, tifozen e zjarrtë të Partizanit, është fakti që nuk mungon kurrë në sfida të rëndësishme të ekipit të saj të zemrës.

Gjatë një rrëfimi për “Panorama Sport”, Trevisa ka zbuluar se si lindi pasioni për të kuqtë dhe lidhjen e saj me skuadrën e zemrës, për të cilën bën tifo qysh në moshë të vogël.18-vjeçarja veçoi golin e Vilës në Korçë si momentin më të bukur, ndërsa zbulon se nuk do martohej kurrë me një tifoz të Tiranës.

Si lindi dhe nga buron pasioni juaj për Partizanin?

Pasioni im për Partizanin ka lindur nga babai, i cili më merrte gjithmonë me vete për të ndjekur ndeshjet e skuadrës. Për herë të parë në stadium kam qenë në moshën trevjeçare. Më pas, me kalimin e viteve, shkoja gjithmonë e më shpesh për të ndjekur ekipin tim. Partizani nuk ishte më ai i dikurshmi, pasi zbriti kategoritë, mirëpo dashuria ime për këtë skuadër nuk u zbeh kurrë. Rreth vitit 2012 isha më e pjekur dhe fillova ta ndiqja rregullisht Partizanin.

Sa nga familjarët tuaj bëjnë tifo për Partizanin?

Pothuajse i gjithë fi si im bën tifo për Partizanin, por babai është tifozi më i zjarrtë.

Do preferonit që bashkëshorti juaj të jetë një futbollist i Partizanit?

Bashkëshorti im duhet të jetë me patjetër tifoz i Partizanit, por jo detyrimisht futbollist. Nuk preferoj që ta lidh jetën me një futbollist. E rëndësishme është që burri im të mos bëjë tifo për Tiranën (qesh).

Kush është futbollisti që ju pëlqen më shumë te Partizani?

Lojtari që më pëlqen më shumë për atë që tregon në fushë është Torasa, por edhe Ekuban po bën një sezon shumë të mirë me ekipin.

Po për ndonjë lojtar të Tiranës keni simpati?

Pupupu! Nuk dua të dëgjoj fare të fl itet (qesh).

Cili ka qenë momenti më i vështirë i Trevisës në stadiumet shqiptare?

Me përjashtim të asaj që ndodhi në Elbasan gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk mbaj mend tjetër situatë të rëndë. Gjithmonë jam zbavitur në stadium me shoqërinë e babait duke bërë tifo për skuadrën time të zemrës.

Po si momentin më të bukur cilin veçoni?

Ka shumë momente të bukura, pasi çdo ndeshje është një histori më vete. Unë do të veçoja golin që shënoi Vila sezonin e kaluar në Korçë. Erdhi në minutat e fundit dhe ishte goli që vendosi ndeshjen. Ndërsa për sa i përket derbit, nuk veçoj dot një moment të bukur, pasi kemi fituar shumë ndeshje me Tiranën në periudhën e fundit dhe kam humbur llogaritë (qesh).

3 komente në “FOTOT/ Trevisa, vajza që zbukuron tribunën e Partizanit”

  1. a says:

    TREVISA hahahaaa emra Pa Identitet, Pa Histori, pa te Ardhme……kjo eshte Kultura Arnaute, nga Sadije ne Trevisa, nga Haneme ne Neisi, Klejsi….

  2. Na i Hoqet Petullen says:

    Ku I gjeni keto te ketilla qe q…hen me nje red bull andej nga lana.

  3. Alket zariu says:

    Eshte budallek qe ne kohet e sotme moderne te besh tifozllek per kete ekip te shpifur qe perfaqsonte ushtrine e Laverit dhe per kete fakt kishte mbeshtetjen e FSHF pothuajse tere kampjonatet i ka marr me hile sa per Tironen gjithe ju tifozat e partizanit dhe ti moj Trevise duhet te lani gojen se padiskutim eshte ekipi me I madh shqipetar dhe kete do ta faktoje kete te enjte Forca TIRONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje