Sadiku sqaron “sherrin” për penalltinë: Më takonte mua

26 Nëntor 2016, 14:06Sport TEMA

Armando Sadiku u bë protagonist në sfidën që skuadra e tij Zyrihu luajti përballë Vilarealit në “Europa League”.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pati një debat me shokun e tij të ekipit Rodriguez, në momentin e gjuajtjes së penalltisë.

Armando Sadiku dëshironte që ta godiste ai penalltinë, por topin e rrëmbeu shoku i tij i skuadrës Rodriguez.

Pavarësisht se Sadiku këmbënguli ta merrte ai penalltinë, ajo u gjuajt nga Rodriguez. Në një prononcim për “Panorama Sport” elbasanasi thekson se i takonte atij që të godiste 11-metërshin.

“Natyrisht që e bëra atë veprim, sepse kur jam në fushë, gjithmonë i gjuaj unë penalltitë. Në periudhën që kam qenë i dëmtuar dhe nuk kam luajtur për Zyrihun, ka qenë Rodrigez goditësi i penalltive. Më pas, kur u riktheva në fushë, normalisht më takonte mua të godisja nga pika e 11-metërshit. Ai e mori topin me forcë dhe unë ruajta qetësinë.

Në fakt, në atë moment i thashë dy-tre herë që jam unë ai që duhet të godas penalltitë. Mirëpo, Rodrigez kishte shumë dëshirë ta gjuante dhe e lashë. Të gjithë e dinë këtu te Zyrihu që i kam gjuajtur gjithmonë penalltitë, prandaj dhe bëra atë reagim. Natyrisht nuk ishte e mirë ajo që ndodhi, por nuk është faji im. Gjithçka tashmë i përket së shkuarës” tha Sadiku./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje