Ligji i pamëshirshëm i Trump: Çfarë u ndodh atyre që djegin flamurin

30 Nëntor 2016, 14:13Bota TEMA

Nëse një proteste në Amerikë, shoqërohet me djegien e flamurit Amerikan, presidenti i porsazgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka dëshmuar se do të tregohet i pamëshirshëm, sa i takon masave ndëshkuese për personat që kryejnë akte të tilla.

Ndonëse, Gjykata e Lartë e vendit e ka shpallur si një formë e shprehjes së lirë që mbrohet me ligj, sërish Trump e tejkalon dhe thotë se sanksionet do të jenë vërtetë të ashpra për shkelësit.

Ai ka deklaruar në një postim në rrjetin social Twitter se:Askush, nuk duhet të lejohet të djegë flamurin amerikan. Nëse dikush e bën, duhet të ketë pasoja, ndoshta humbja e shtetësisë apo një vit burg”, raporton Tesheshi.

Në dekadat e fundit, ligjvënësit amerikanë janë përpjekur disa herë të ndalojnë djegien apo përdhosjen e flamurit. Por në vitin 1989 Gjykata e Lartë shpalli se ligjet që ndalojnë djegien e flamurit si formë proteste janë jokushtetuese.

2 komente në “Ligji i pamëshirshëm i Trump: Çfarë u ndodh atyre që djegin flamurin”

  1. enter"" says:

    Bravo Trump, tridhi te gjithe nje per nje

  2. ... says:

    nje nga flamuret me te urryer!!!
    ose me i dashur nga servilet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje