Partizani mbyll përgatitjet, i plotë kundër Tiranës

30 Nëntor 2016, 19:46Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen derbi kundër Tiranës.

Nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë, ku së bashku me pjesën tjetër janë bashkuar dhe dy mesfushorët Idriz Batha dhe Emiliano Vila që kanë kryer normalisht seancën stërvitore.

Traineri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për të fundit herë gjendjen fizike të lojtarëve në kompleksin ” Internacional Tirana” në Pezë.

Sfida e nesërme do të jetë mjaft e rëndësishme për Partizanin që do të synojë të marrë fitoren që do ta afronte me kreun e renditjes. Në këtë ndeshje Partizani vjen me moral të lartë pas fitores që mori në fundjave përballë Teutes, si dhe për faktin se në 10-sfidat e fundit që është përballur kundër Tiranës nuk ka humbur asnjë takim./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje