Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dërguan sot në Gjykatën Kushtetuese një tjetër ligj të Reformës në Drejtësi.
Dy shoqatat ankimuan ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi e konsiderojnë si antikushetutes.
Sipas tyre, ligji cënon parimin e sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve, të disa drejtuesve në sistemin gjyqësor.
Po ashtu, ata pretendojnë se ligji cënon edhe të drejtën e karrierës.
Unioni i Gjyqtarëve është bërë palë me Partinë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese edhe kundër ligjit të Vetting-ut.
Tallni menderen tallni.. Sju dolen 20 e ca kusur vjet ta rripni popullin por beheni dhe ironik…
Ne ketej nga anet tona themi “Ta prefte Perendia mandaten se Ai ta ka dhene”.Por Ai sheh dhe degjon por nuk vonon se shume zullume i keni ketij populli.Mos u ankoni ………