Unioni i Gjyqtarëve ankimoi të premten në Gjykatë Kushtetuese ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, me kërkesën për pezullimin e tij, pasi është antikushtetues.
Përfaqësuesit e Unionit, pas depozitimit në Gjykatë të kërkesës ankimore parashtruan argumentet pse janë kundër këtij ligji, një nga 7 ligjet e paketës mbështetëse për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Kërkesa jonë për pezullimin e ligjit konsiston në faktin se përmes tij cënohet parimi i funksionimit të vazhdimësisë së institucioneve të organeve kushtetuese si Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po ashtu, ligji cënon dhe disa parime kushtetuese si atë të sigurisë juridike, parimin e pavarësisë së pushtetit, prezumimin e pafajësisë, të barazisë para ligjit, etj”, tha përfaqësuesi i Unionit.
Pas ligjit të Vettingut, ky është ligji i dytë i reformës në drejtësi që komuniteti i gjyqtarëve ankimon në Kushtetuese.
Ligji ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’, i miratuar me 6 tetor ne parlament, përmban një sërë risish që lidhen me promovimin, lëvizjen dhe pagesat e tyre. Me ligjin e ri gjyqtarë e prokurorë do të jenë të gjithë ata që do te kalojnë procesin e verifikimit të figurës dhe do të kenë një sërë garancish në pozicionin e tyre, për të qënë profesionistë, të pa ndikuar nga politika apo nga grupet kriminale.
Kur prindi kthehet ne bordello, ku ta gjej femija te drejten? Pra, gjykata kushtetuese ne Shqiperi tani eshte nje bordello dhe nuk dihet se ç’do behet me ate shtet qe nuk ka drejtesi. Duhet futur kazma thelle dhe me forma “antidemokratike” per te bere shtetin ligjor. Ishte shume me e lehte ne vitet -90 e -91 se pse njerezit kuptonin se ndryshimet ishin te pashmangeshme, ndersa sot eshte veshtire ne mos katastrofe per te rindertuar sistemin e drejtesise. Duhet permbysje, duhet marre mbi supe nje kosto qe mund ta quajne dhe antidemokratike qe te vijoje shteti ligjor dhe demokracia. Kete dhurate na pruri kryekrimineli shqiptar Sali Berisha qe ngeli duke lehur kudo edhe keto dite, nje qen i terbuar.