Me qëllim kontrollin e lëndëve narkotike, Parlamenti ka miratuar projektligjin që flet për bashkëpunimin me qeverinë amerikane dhe specifikisht me DEA-n. Ekspertët amerikanë do të takohen 2 herë në vit me palën shqiptare për t’u konsultuar rreth rezultateve, ndërsa 3 milionë dollarë do të jenë në dispozicion të implementimit të praktikave më të mira në këtë sektor.