Në Shqipëri e sulmojnë/ Gjermania: Rainer Deville ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi

2 Dhjetor 2016, 12:11Politika TEMA

Nga dita e djeshme, mediat pranë PD-së kanë nisur një sulm të egër ndaj drejtuesit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville.

Në mënyrë qesharake, ato e akuzojnë atë se ka përkthyer gabimisht ligjin e “Vetting”-ut, që iu dërgua Gjykatës së Venecias.

Por, Gjermania ka ndalur sulmet ndaj tij, duke vlerësuar punën për reformën në drejtësi që ai dhe EURALIUS kanë bërë.

Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville.

Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”, tha një burim nga qeveria gjermane për BIRN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje