27-minutat e mbetura të derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani që u zhvillua në “Selman Stermasi” është mbyllur në barazimin e bardhë 0-0.
Një derbi i cili u zhvillua në dy ditë, pasi u shtye për shkak të ndërprerjes së dritave që u bë mbrëmjen e djeshme, duke u detyruar që ndeshja të luhej ditën e sotme në orën 14:00.
Ashtu si dhe në fazën e parë dhe ky takim nuk dhuroi asnje gol, me të dyja ekipet që ndanë me nga një pikë. Në këtë mënyrë Partizani vijon vazhdimsinë e rezultateve positive kundër bardhebluve, ku në 11-ndeshjet e fundit nuk ka humbur asnjë takim.
Minutat e mbetura të ditës së sotme nuk dhuruan asnjë emocion pasi që të dyja ekipet e përqëndruan lojën në mesfushë.
Rastin më të pastër për të kaluar në avantazh e kishte Partizani me anë të Jurgen Bardhit i cili iu afrua golit me një veprim spektakolar, por topi përfundoi jashtë kuadratit.
Pas këtij barazimi Partizani renditet në vendin e tretë me 24-pikë, ndërsa Tirana klasifikohet në vendin e katërt me 22-pikë./f.b