Vritet gjatë bombardimit klouni i Aleppo-s, i riu që argëtonte fëmijët sirianë

3 Dhjetor 2016, 18:41Sociale TEMA

Anas al-Basha, i njohur si klouni që argëtonte fëmijët e Aleppo-s, ka mbetur i vdekur pas bombardimit të fundit të qytetit sirian.

Ai ishte kthyer në një personazh të njohur, pasi zgjodhi të mos largohej nga qyteti, për të ndihmuar fëmijët, të cilëve iu duhet të jetojnë nën tmerrin e vazhdueshëm të luftës. Anas ishte shfaqur në disa video të aktiviteteve të organizuara prej tij, i veshur si kloun, ndërsa përpiqej t’iu ngrinte disi humorin fëmijëve duke luajtur me ta, e duke iu bërë dhurata.

Ndërkohë, sipas UNICEF, rreth 10 000 fëmijë gjenden aktualisht në Aleppo, nën kërcënimin e vazhdueshëm të bombardimeve nga avionët qeveritarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje