Pamjet fantastike: Afganistan, jeta përpara talebanëve

2 Dhjetor 2016, 20:19Sociale TEMA

Afganistani i vitit 1969 ishte një vend krejt i ndryshëm, nga rrënojat e mbetura sot prej luftës.

Pamje fantastike, të filmuara dhe fotografuara nga gazetari francez, Francois Pommery, gjatë vizitës së tij në Afganistan gjatë kësaj kohe, tregojnë një vend të gjallë, mikpritës dhe me njerëz miqësorë.

Ai vizitoi atëherë një zonë pak të njohur, Nuristanin, banorët e të cilës mendohet se janë pasardhës të Aleksandrit të Madh, dhe kjo duket edhe në pamjen e tyre: flokë bjondë dhe sy të kaltër, ndërsa jetojnë në disa kasolle druri në një lartësi prej 1828 metrash.

Pommery tregon se në fillim i patën thënë se Nuristani ishte një zonë jo mikpritëse dhe tepër e vështirë për t’u arritur për shkak të terrenit. Por, pas vizitës, ai ndryshoi krejtësisht mendim.

Megjithatë, ai u kthye sërish në Afganistan në vitin 1974, kur monarkia sapo qe rrëzuar dhe ishte shpallur republika. Ndonëse vendi mbetej thuajse i njëjtë, ndryshimet e para kishin nisur të dukeshin.

3 komente në “Pamjet fantastike: Afganistan, jeta përpara talebanëve”

  1. KAONIA says:

    Qafiristan quhej dikur,kur nderuan fene u quajt nuristan,flasin gjuhen burrerishte,ka fshat me emrin hundes,kane gjithashtu nje race qeni si qeni i stanit shqiptar te cilet perdoreshin nga ushtria e ALeksandrit pasi shume luftetare ishin nga teritore te ilirise e plot gjera te tjera qe kane ardhur si studime jo shume te sakta.Do qe mire qe te kishte nje studim te mirefillte qe te kuptonim se nga i kane rrenjet .

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    E shkaterroi amerika me arabine saudite pse ishte socialiste.

  3. Qarri i zigurit says:

    Keshtu si shkaterroi afganistanin amerika dhe arabia saudite, shkaterruanin europen lindore, irakun, libine, sirine. Kjo eshte demokracia perendimore. Shkaterro standartet e vendeve te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje