Kategoria Superiore/ Skëndërbeu ndalet sërish barazon kundër Vllaznisë

4 Dhjetor 2016, 19:56Sport TEMA

Skëndërbeu është ndalur sërish duke barazuar në transfertë përballë skuadrës së Vllaznisë, me rezultatin e bardhë 0-0.

Një tjetër hap fals i kampionëve të shqipërisë në rrugën drejt titullit kampion, duke marrë barazimin e dytë rradhazi në kampionat.

Takmi i zhvilluar në stadiumin “Loro Borici” ishte hapur, ku që të dyja ekipet kërkonin që të merrnin fitoren.

Shkodrani Hamndi Salihi kishte rastin më të mirë për t’i dhënë tre pikët e fitores skuadrës korcare me anë të një 11-metërshi që e shpërdoroi.

Pas këtij barazimi Skëndërbeu mban vendin e parë në tabelën e renditjes me 28-pikë të grumbulluara deri në përballjen e së martës kundër Partizanit dhe Kukësit.

Ndërkohë, në sfidat e tjera Teuta arriti që të marrë një fitore të rëndësishme përballë Korabit në trasnfertë duke fituar me rezultatin 1-0. Autori i golit për skuadrën durrsake ishte sulmuesi Artur Magani që i dha tre pikë të arta bregdetarëve.

Ndërsa takimi tjetër mes Lacit dhe Luftëtarit përfundoi me rezultatin 2-2.

Java e 14-të e Superligës Shqiptare mbyllet të martën me dy takimet, Partizani-Kukësi dhe Flamurtari-Tirana./f.b

1 komente në “Kategoria Superiore/ Skëndërbeu ndalet sërish barazon kundër Vllaznisë”

  1. undefined says:

    O tako e ju tifozat e skenderbeut ngrihuni dhe zbojeni ate agostinelin kush e pruri ate ne korce. Nuk esh per ne ai te ik menjeher te largohet . Ose te kerkoj dorheqje vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje