"Pres një mesazh nga Saliu, qoftë dhe anonim. Sollaku njeh dokumentin që implikon Berishën"

5 Dhjetor 2016, 11:52Politika TEMA

Në një intervistë botuar sot në gazetën DITA, Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, vrarë në tortura dhe zhdukur nga Shërbimi Informativ në 1995, thotë se deklarata e fundit e Berishës për krimin e rëndë është një “gënjeshtër e madhe”.

Ardiani thotë se Berisha ishte njoftuar nga Ibrahim Rrugova dhe më tej Pjetër Arbnori (të dy nuk jetojnë më), se Remzi Hoxha ishte në dijeni të takimeve të tij me Millosheviçin e kjo para rrëmbimit.

Ai ka një apel për Berishën: “Le të na çojë fjalë qoftë edhe në mënyrë anonime, se ku gjenden eshtrat e babait tim”.

Por Ardiani zbulon në këtë intervistë një detaj të panjohur.

Ish-kryeministri i ka bërë kërkesë ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku që të mbyllte hetimet ndaj ish-drejtuesve të SHIK-ut që akuzoheshin për rrëmbimin dhe zhdukjen.

Kjo sipas tij është me dokument në dosje.

Për Kumbaron, personin e dënuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës thotë se vendndodhjen e tij e di vetëm Berisha, që i financon dhe jetesën, pasi e ndihmoi të arratisej.

Më poshtë intervista e cila mund të lexohet sot e plotë në DITA:

Ardian, cili është mendimi juaj për deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, se nuk kishte dijeni për rastin e babait tuaj?

Është një gënjeshtër e madhe. Për herë të parë për babanë tim ai kishte dëgjuar edhe para se ta zhduknin atë, sepse babai im nuk ishte një njeri koti. Për më shumë, Sali Berisha u pyet nga Ibrahim Rugova se nëse e kishte takuar Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin në Shën Naum, duke i treguar se ishte babai im që e kishte njoftuar atë për këtë ngjarje.

Më pas Sali Berisha po ashtu u informua nga Pjetër Arbnori që babai im e kishte njoftuar atë për takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin në Shkodër. Më pas Sali Berisha u kontaktua nga çdo shqiptar me ndikim në atë kohë, qoftë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo Amerika, por të gjithëve u thonte të mos merreshin me këtë punë.

A thotë të vërtetën? Përse nuk jeni dakord me këtë alibi që ai jep?

Normalisht që gënjen. Ai dhe mafia e tij janë ata që e zhdukën dhe vranë babanë tim dhe pasi i zhdukën pothuajse të gjitha gjurmët, sepse harruan disa gjurmë prap se prap, u munduan të bëjnë një dredhi dhe mohim total se dinin diçka për rastin e babait tim.

Për më shumë, Sali Berisha i kishte dhënë urdhër Theodori Sollakut që ta arkivonte, pra të mos merrej më me këtë çështje dhe ky dokument ishte në prokurori dhe është pjesë e dosjes gjyqësore. Dhe ky dokument mban firmën e Sali Berishës. Pra ai gënjen sa është i madh ai.

Ish-kryeministri tha se ka pyetur Policinë dhe SHIK në atë kohë dhe ata i kanë thënë se nuk kishin informacion…

Gënjen edhe për këtë. As për formalitet nuk e ka bërë, se lëre më ta ketë bërë me gjithë mend. Le të dëshmojë me një dokument të vetëm për këtë të paktën. Në fakt edhe kjo është një deshmi shtesë, nga 1 milion dëshmi, që Sali Berisha është kryekrimineli i vrasjes së babait tim, sepse gjithmonë është munduar që t’i rrijë larg të gjithë këtij procesi, dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje apo interesim që të merret me zbardhjen e rastit. Për më shumë, as që guxon të bëjë diçka më tepër, sepse është i shantazhuar nga vartësit e tij që ekzekutuan urdhrin. Gjithçka që kanë bërë pas vrasjes së babait tim dhe fshehjes së eshtrave është se ata kanë zhdukur të gjitha gjurmët dhe të gjitha dokumentacionet që kishin në dispozicion.

Berisha flet edhe për një atentat që babai juaj dyshohej se i kishte bërë Gligorovit apo po tentonte t’ia bënte edhe atij…

“Atentatin” ndaj Gligorovit e sajoi UDB-ja, dhe në fund u vërtetua se ishin nga Bullgaria ata që kishin bërë atentatin ndaj Gligorovit, kurse këtë të fundit po e sajon vetë Sali Berisha, njëjtë siç e kishte bërë UDB-ja në rastin e Gligorovit.

Berisha pretendon se ata që u akuzuan për rrëmbimin e babait tuaj u shpallen të pafajshëm nga gjykata, pasi i arrestoi prokuroria e qeverisë socialiste?

Gënjeshtër e madhe është edhe kjo, sepse herën e parë kur ata u arrestuan i amnistoi ky vetë në vitin 2003, bile edhe u dha dëmshpërblim për kohën që qëndruan të burgosur. Më pas, në vitin 2012, pas një pune të palodhshme të të ndjerit Xhevat Hana, prokurorit që nuk arriti ta çojë deri në fund padinë ndaj këtyre kriminelëve, dhe pas ndërhyrjes së prokurores Elizabeta Imeraj, e cila (nën urdhrat e Sali Berishës), ditën e parë që mori detyrën e tërhoqi akuzën për Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, dhe kërkoi vetëm 13 vjet burgim për Ilir Kumbaron, që ishte në arrati.

Më pas gjykata vendosi që Arben Sefgjinin e Avni Koldashin t’i lërë të lirë, kurse fajtor i vetëm të mbetet Ilir Kumbaro dhe ai të dënohet vetëm me 15 vjet burgim. Në fakt askush nuk e vuan dënimin, sepse edhe i dënuari është në arrati dhe askush nuk merr përgjegjësi për këtë.

Cili është apeli juaj për të?

Apeli ynë për të është që t’na çojë një informacion, një mesazh në cilëndo mënyrë që ai e zgjedh. Qoftë edhe në mënyrë anonime dhe t’na tregojë se ku janë eshtrat e babait tim. Edhe ai e di që ka vrarë një shqiptar të madh dhe një burrë që kishte bërë shumë për çështjen kombëtare shqiptare.

Dhe nëse akoma ne vazhdojmë të mos i kemi eshtrat e babait tim, kjo e vërteton edhe më shumë faktin se Sali Berisha akoma punon për Serbinë dhe se ai dhe ata duan që familja e patriotit Remzi Hoxha të vazhdojë të vuajë edhe më tej. Le ta vërtetojë ai që nuk është kështu!

A keni informacion se ku fshihet i dënuari për krimin, Ilir Kumbaro?

Vendndodhjen e Ilir Kumbaros e di vetë Sali Berisha, sepse ai e ka ndihmuar të arratiset dhe ai me paratë që kanë bërë duke qenë në pushtet, e financon jetesën e tij, sepse ai s’ka prej nga të ketë të ardhura të tjera. Flitet se është në Angli, Kinë, etj., por këto janë vetëm spekulime dhe vendndodhjen e tij e dinë vetëm familja e tij dhe mafia e tyre kriminale me në krye shefin e tyre, Sali Berisha.

Si po shkon çështja e kërkimeve tuaja, a ka dalë në dritë ndonjë faktor i ri ndihmues?

Akoma jo. Ne jemi duke punuar që çështjen ta ngremë në nivel Europian dhe Shqipërisë t’i vijë si urdhër dhe kusht që kjo çështje të zgjidhet patjetër!  Na vjen turp nga njëra anë që duhet t’u tregojmë gjithë Europës për këtë, por asnjë politikan në Shqipëri nuk po na jep zgjidhje tjetër. Ne do luftojmë deri në fund për t’i gjetur eshtrat e babait tim.

Intervistuan: Entela Resuli, Artur Qorraj

10 komente në ““Pres një mesazh nga Saliu, qoftë dhe anonim. Sollaku njeh dokumentin që implikon Berishën””

  1. Qifi says:

    IkI o bq çun mos e kruaj kot se edhe ti e di se babain e ke gjalle. Yt ate eshte spiun dhe si i tille ka metodat e veta per tu kamuflur.

  2. artani says:

    sa jane tallur me kte ceshtjen e babait tuaj o i deruar po habitemi edhe ne.
    Po tani e more vesh se kush eshte Rama qe te premtonte se do bej kete dhe ate per ceshtjen tuaj.
    Mos bjer viktime e ketyre mafiozeve albaneze ore miku im.
    Respekte

  3. corape kuqi says:

    Hajt se e zgjidh edi rama

  4. Zaho Pakokerama says:

    TI VIHET SHQIPERISE KUSHT ?

    Ik e laje prapanicen me acid sulfurik, para se te “kercenosh” Shqiperine dhe shqiptaret, or qelbesire maqedonie me breke te dhjera. Nuk mund e nuk ma lejon karakteri te te them qe mire ja bene tyt’eti, po me duket siç jane gjasat e meriton nje sharje te tille.

    Ne shqiptaret (se ti siç shprehesh nuk je i tille), nuk para pelqekjme te kercenohemi, as nga Sali Mutsheqer Berishet, as Kumbarot, as Sefgjinet e soji e sorollopi i tyre, e aq me pak nga nje spurdhjak si ti.

    Zgjidhi problemet tuaja duke i qendruar larg Shqiperise dhe shqiptareve,….e kuptove !?

    1. Librazhdi says:

      Ik ore morrakac mos ofendo vellezerit tane shko laje gojen se bien era qelb shko mlidh ulli ande nga greqirstani

  5. Lezhiani says:

    o ti djali i Remziut!
    Le nam or burre!
    Babai jot i ka mbetur ne dore Kumbaros e Sefgjinit, por mos harro se aty ka qene dhe Gjok Nikhasani si administrator dhe kujdestar i viles. Ai di gjithcka edhe per nje arsye se ai ka qene me heret roje tek ish fazaneria po aty ne Vain te Lezhes dhe ai e njeh mire terrenin. Ne ate kohe pati dal llafi se e kane varrosur ne kenete. Kjo ka rendesi sepse llafi i pare qe del ne milet eshte me i sakti! E kush me mire se Gjoka e bente kete pune ne keneten e Vainit, si njohes i mire i terrenit?
    Tjeter, Gjoke Nikhasani eshte vellai i madh i Aleks Nikhasanit, ish z/drejtor i SHIK ne Lezhe. Aleksi ka qene student i Gazidedes. Studo pak perse Aleksi u muar ne Tirane si drejtor drejtorie pas vrasjes se babait tend? Perse Aleksi u emerua drejtor antikundrabande tek drejtoria e Sefgjinit ne vitin 2005?!
    Dhe e fundit. Babai i Martin Mirit, ish drejtor i SHIK ne Lezhe ka qene shok klase me Babain e Liri Berishes ( Rexhep Rama) , ne shkollen e jezuitve ne Shkoder.
    Kalo mire!
    Nje mik qe jua do te miren!

  6. Timi says:

    Qifi e zaho ti hani muin këtij quni. Si mund të thoni ti zgjidh punët jashtë Shqipërisë kur eshtrat e babait i ka në Shqipëri. Idiotë pakurrizore. Mund ta padisë shtetin shqiptar në gjykatë evropiane por i vjen turp se është shqiptar. Po të isha unë do e zgjidhja shpejt këtë punë. Soji yt vetëm zor do.

    1. Zaho Pakokerama says:

      NA PASKE MARRE NE QAFE

      o mjaullim dhimbjesh nga “zori qe te mban te gjalle”, qe kur te perdhunuan sebet e Arkanit e Millosheviçit duke te te futur shishen e konjakut ne mendermethene. E di se e kishe te veshtire heret e para te fusje patatet nga pas per ti nxjerre nga gojemutshpella pastaj. Po tani qe te eshte bere ves mundohu t’ja mesosh edhe ketij serbo-maqedonasit tend te percelluar nga antishqiptarizmi.

      Nje person normal, nuk mund te kishte mundesine te fotografonte takimet e Sali Mutqenef Berishes me Millosheviçin dhe Arkanin, pa qene loje e tyre. Ai u dogj dhe u ndeshkua nga vete grupi kriminel ku bente pjese dhe i kishte sherbyer me zell.

      Andaj nuk shoh per cilen arsye te vetme ne kete bote te perzihet Shqiperia ne kete mesele. Mbase per ti bere qejfin sat’eme qe sherbeu me coca cola e kavjar keto takime kriminelesh antishqiptare…. Pusht !

  7. ali vlora says:

    O djsli i Rremziut ! Une nuk dua te nxise por qeni qe leh nuk te ha! Sala nuk vlen as sa nje qen i zgjebosur. Mos dil me ne intervista se ma do menxja sikur te ngjallet Rremzii qe iqofte dheu i lehte Ty do te vriste te parin.

  8. Liqeni says:

    Turp për gjithe sipershkruesit ! Tregoni pak empati dhe dhembje për familjen Hoxha! Mos bini viktimë e krimeve makabre të kriminelit Sali Berisha dhe regjimit të tij më të poshtër që Shqipëria ka pasur 100 vitet e fundit! Kur nuk jeni të zotët të gjykoni me drejtësi , jepini mundesine dhe inkurajoni djalin e të ndjerit ta ndjekë dhe ta ndëshkojë këte veper makabre berishiane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje