Pëllumb Xhufi: Pretendimet greke, absurde. Në kishën e Himarës dëmtuan simbolin e Skënderbeut

5 Dhjetor 2016, 09:49Politika TEMA

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi shprehet se ngjarjet e fundit në Himarë, ku është ngritur flamuri grek, apo dhe shënimi i parullave antishqiptare nuk janë një ngjarje e re. Madje ai nënvizon se këto janë lëvizje që datojnë mjaft shekuj më parë. Për këtë, Xhufi, si njohës i mirë i çështjes çame, duke i konsideruar këto veprime si “serenatave nokturne himarjote” të shek. XXI, thekson se ato realizohen nga persona të ardhur nga Greqia, apo familje mercenare. Dhe historia e këtyre familje mercenare daton që prej shekullit të XV thotw Xhufi në një intervistë të dhënë për “Shekulli”,. Një ngjarje të rëndë Xhufi shikon dhe mbulimin me gëlqere të simboleve të Skënderbeut në Kishën e vjetër peshkopale të Shën Sergji Bakut.

Një lidhje ai e sheh dhe tek kultivimi i kanabisit në Lazarat, kur shprehet se “në llogaritë e çmendura të qarqeve shoviniste greke të pas viteve 1990, Himara nga njëra anë, dhe ish­republika e hashashit, Lazarati, nga ana tjetër, ishin një pretekst apo një “casus belli” për të ndërhyrë ushtarakisht e për të realizuar aneksimin e Jugut të Shqipërisë”. Ndërsa kërkon që vëmendja të jetë te zgjidhja e çështjes çame dhe te kërkesat e qëllimshme të Greqisë për varrezat në Shqipëri.

Zoti Xhufi kohët e fundit mes Tiranës dhe Athinës ka një rritje të tensionit. Dje Himara u gdhi me një flamur grek në kalanë e këtij qyteti, ndërsa në Gjirokastër u shfaqën parulla për “Vorio­Epirin”. A kanë, sipas jush, bazë historike pretendimet për Himarën që shfaqen herë pas here dhe cila është prapavija politike e ngjarjeve të tilla?

Sigurisht që pretendime të tilla nuk kanë asnjë bazë historike. Në një libër timin të botuar  pikërisht këto ditë, unë citoj një mori të pafundme burimesh e dokumentesh të shekujve XV­XVIII, dokumente veneciane, spanjolle, napoletane, papale, greke, ruse, austro­hungareze, franceze etj., të cilat në mënyrë përjashtimore i përcaktojnë himarjotët si shqiptarë, që flasin gjuhën shqipe.

Citoj gjithashtu shumë dokumente të tjera të atyre shekujve, ku himarjotët si komunitet apo si individë të veçantë vetëdeklarohen si shqiptarë. Për sa i përket “serenatave nokturne himarjote” të shek. XXI, me flamuj e parulla shoviniste, më duket se asgjë e re nuk ka ndodhur këto ditë. Rreth 5 vjet më parë, kur u ngjita për herë të fundit në kështjellën e Himarës, gjeta aty një mori parullash të freskëta në gjuhën greke, të tipit “Himara është greke”, “Jashtë shqiptarët nga Himara”! Por ajo që më dhëmbi ishte ajo ç’pashë në hyrjen e kishës së vjetër peshkopale të Shën Sergjit e Bakut. Mbi dy shqiponjat skënderbejane të zbukuruara me kurorën mbretërore, të gdhendura që në shek. XV në arqitraun e mermertë të kishës, ishin kaluar disa duar gëlqereje të trashë për të mbushur relievin e për të zhdukur çdo gjurmë të atyre simboleve. Shqiponjat dykrenore të asaj kishte shekullore janë provë e lidhjeve historike që Himara pati në shek. XV­XVI me pasardhësit e Skënderbeut në Itali.

Në fakt, shqiponja dykrenore, së cilës ata i shtuan edhe kurorën mbretërore në kujtim të të parit të tyre, ishte emblema e Kastriotëve të Italisë. Siç dihet, këta ishin organizatorë e pjesëmarrës në kryengritjet e Kurveleshit e të Himarës në vitet 1481, 1495, 1502 e 1537. Bëhet fjalë për Gjon e Gjergj Kastriotin, përkatësisht djalë e nip i Skënderbeut, por edhe për të afërmit e tij, Kostandin Arianiti e Alfons Kastrioti, Markez i Atripaldës, i cili si guvernator i Tarentit u ngarkua nga Mbreti i Napolit për të nxitur e organizuar kryengritjet antiosmane në Shqipëri. Vandalizmi i shqiponjave skënderbejane në traun e portës së kishës së Shën Sergjit e Bakut është, pra, një tentativë për të zhdukur një provë lapidare të njërës prej historive më të lavdishme të Himarës e të gjithë asaj treve, që e lidh atë me Kastriotët dhe me qëndresën antiosmane.

Këtë fakt unë e denoncova në një konferencë shkencore që u mbajt pikërisht në Himarë, në vitin 2011, dhe më duhet të them se të gjithë pjesëmarrësit, studiues e intelektualë të asaj krahine, e dënuan atë akt të shëmtuar e barbar, që synonte të zhdukte historinë shqiptare të Himarës e ta zëvendësonte atë me parulla të freskëta shalvaregjëra të shkruara në gjuhën greke. Dua të them, që personat që merren me punëra të tilla nate, si ngritje flamurësh e zhgarravitje parullash, janë shpesh herë persona të ardhur nga Greqia, e ndonjëherë edhe ndonjë himarjot i paguar. Dihet tashmë, se qysh kur u themelua shteti shqiptar, më 1912, rrethe nacional­shoviniste greke paguajnë pinjollë të familjeve të caktuara të Himarës për të kryer akte antikushtetuese e provokative. Për fat të keq, ndonjë familjeje himarjote vazhdon të vuajë akoma edhe sot kulturën e mercenarizmit. Historia na mëson, se paraardhës të tyre në shek. XV, XVI e XVII, shkonin të luftonin kundrejt pagesës në të gjitha frontet e Evropës e ndonjëherë nuk ngurronin të kërkonin kthimin e Himarës në një territor venecian, spanjoll, napolitan, rus e më tej atë grek.

Janë pikërisht pinjollë të këtyre “internacionalistëve” të hershëm që edhe sot bëjnë “lidhje të shkurtër” me sillogjet Vorio­Epirote e me segmentet e tjera nacional­shoviniste brenda e jashtë Greqisë duke pretenduar “helenizmin” e Himarës sonë. Në llogaritë e çmendura të qarqeve shoviniste greke të pas viteve 1990, Himara nga njëra anë, dhe ish­republika e hashashit, Lazarati, nga ana tjetër, ishin një pretekst apo një “casus belli” për të ndërhyrë ushtarakisht e për të realizuar aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Ka një lloj paralelizmi që bën Greqia duke përfshirë debatet me Turqinë dhe situatës me Shqipërinë?

Greqia është një vend ku sistemi shtetëror vazhdon të ngrihet mbi baza të çezaropapizmit të periudhës mesjetare bizantine. Feja vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në jetën shtetërore, e sanksionuar e tillë në kushtetutën e vendit dhe për rrjedhojë edhe politika e jashtme, veçanërisht ajo rajonale, ndikohet mjaft nga faktori fetar. Qëndrimi i Greqisë me rastin e konflikteve në Bosnjë­Hercegovinë e në Kosovë bëri diferencën nga qëndrimi unanim i mbajtur nga vendet e tjera anëtare të NATO­s e të BE. Siç e ka denoncuar autori i shquar grek Takis Michas, gjatë konflikte në ish­Jugosllavi, Greqia ishte vendi i vetëm anëtar i BE që dërgoi vullnetarë në krah të trupave agresore serbe.

Gjatë konflikteve në Bosnjë e në Kosovë, politikanët e saj kryesorë, si Micotaqis e Papulias, ishin të vetmit mes liderëve europianë që shkonin t’i shprehnin solidaritetin e tyre regjimit gjakatar të Milosheviçit. Edhe pse vend anëtar i BE, Greqia vazhdon t’i qëndrojë edhe sot besnike aleancave të ngritura mbi baza fetare. Kështu kuptohen marrëdhëniet e saj të privilegjuara me Rusinë e me Serbinë. Prej më shumë se 100 vjetësh, politika e jashtme greke vuan nga obsesioni i rrezikut të “boshtit mysliman”, që sipas saj drejtohet nga Turqia dhe ku veç kësaj bëjnë pjesë edhe vendet “myslimane” si Shqipëria, Kosova e Bosnja.

Në Athinë janë të bindur se kur një qeveri shqiptare guxon të ngrejë zërin për çështje të caktuara, pas saj qëndron me siguri Turqia. Ky vizion fetarocentrik sigurisht është anakronik dhe e dëmton shumë projeksionin europian të Greqisë në Ballkan. Dhe druhem se deri sa të lirohet nga fantazma të tilla, politika e Athinës në drejtim të vendeve si Shqipëria, Turqia apo Kosova e Bosnjë­Hercegovina do vazhdojë të gjenerojë moskuptim e mosbesim.

Hiqet flamuri i Greqisë në hyrje të Kalasë në Himarë

Një grupim i quajtur Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka hequr dje në mëngjes herët flamurin e Greqisë të ngritur dy ditë më parë në hyrje të Kalasë së vjetër të Himarës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqen disa të rinj të cilët ngjisin murin e banesës dhe ulin flamurin. “Së bashku me shunë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës” thuhet në deklaratën që shoqëron videon dhe ku thuhet se Tahir Veliu, është kryetar i kësaj Lëvizje. Ndërsa kthehet në vëmendje genocidi ndaj shqiptarëve autokton në Çamëri. Po ashtu sqarohet se kjo lëvizje është themeluar me 16 korrik të këtij viti.

4 komente në “Pëllumb Xhufi: Pretendimet greke, absurde. Në kishën e Himarës dëmtuan simbolin e Skënderbeut”

  1. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Perse keta shqiptare bithekire nuk zhduken nje nga nje nga haleja e berishes e ashtequajtur SHISH ??????

  2. H.I. Mariotti says:

    Per Pellumb Xhufin

    Dorianet e helenizmes se re.
    (Historia ton Elinon Arvaniton)

    Ne pranveren e 1829, 56 agallare te Laberise bashkohen dhe betohen te ngrejne flamurin Grek dhe te fillojne kryengritjen ne Himare,tuke dhene te paret shembellen e nje kryengritjeje per clirimin e Epirit dhe te Shqiperise dhe bashkimin e saj me shtetin Grek.
    Po me pare ishte e nevojeshme qe muhamedanet te sigurojne nga qeveria Greke premtimin se do te sigurohej e respektohej besimi i tyre si dhe traditat e klases se tyre brenda shtetit Grek dhe te gjithe bashke te sigurojne nga an’ e tij dhe perforcimin ekonomik te kryengritjes. Dorezuan pra me besim planin e tyre, atit, te gejeneralit Spiro Milo dhe ky shkroi te birit qe ky te kumtoje ceshtjen ne Qeverine Greke dhe te provokoje nje pergjegje me shkrim nga an’e Kapodistrias per te tere ceshtjen e kryengritjes se toskeve dhe per kushtet ne te cilat ata e paten veten.
    Ne arshiven e Vllahojanit,eshte edhe sot kerkesa rellative e Spiro Milos drejtuar Dh. Ipsillantit qe po e rradhisim ketu poshte:
    Shum’i ndritur Marshall,
    Babai im,me shkruan nga Hmara qysh prej 20 te Prillit se,56 agallare te Laberise te bashkuar ngushte dhe te betuar midis tyre i njoftuan sa me poshte:
    A) _ Se jane gati te ngrejne flamurin Grek nder krahinat me nje ushtri me 4000 shpirtsh.
    B) _Te dorezojne fortsen e Vlores ne Qeverin e Greqise.
    C) _Te neneshtrojne Qeverise Greke gjithe krahinen e Vlores dhe ata te qeverisen me ligjet Greke dhe kerkojne:
    1-Lirin e besimit.
    2-Ruajtjen e nderit te harremeve te tyre.
    3_ 200.000 grosh ne dore per rregullimin ekonomik te tyre.
    Ne se e respektuara Qeveri pranon ato propozime te agallareve,desherojme te marrim vertetim me shkrim nga shkelqesia e tij Qeveritari dhe ahere japim peng femit e tyre dhe disa nga agallaret e njohur,mbasi ata kane besim te madh tek une,kerkojne te shkoj une aty i pajosur me letrat e Qeverise, mbi Iljaz Aga Leka,Kadi Laka dhe agallare te tjere.
    Tuke u gjendur nen udheheqjen t’uaj, fort i ndritur e quaj per detyren t’ime te drejtohem drejt per se drejti Shkelqesise s’uaj, qe te perconi kerkesen t’ime ku duhet.
    Nuk di ne se politika do ta lejoje te respektuaren Qeveri te pranoje sa me lart. Po nuk shket dhe nga urtesia juaj cilat dhe sa te mira do te jene rrjedhimet e nje te tilli diversioni te ketyre agallareve do te lehtesohet Himara dhe gjitha fshatarat e Krishtera do te rrembejne armet.
    Pres gjegjen me shkrim te Lartesise suaj dhe mbetem me gjithe nderim.
    20 Qershor 1829 Teqe e Thives.
    Kryetar i bindur i Gardes
    Spiro Milo

    Pikerisht ahere gjendja ekonomike e Greqise ishte fort e varfer dhe vete Qeveritari shkruante Eynardos: .. “ Kete cast qe te shkruaj nuk kam asnje obole ne arken” Revolta vazhdoi deri ne 1830,kur Rushit Pashai erdhi ne Bitole dhe me mendim qe te shperblen sherbimet shqiptareve qe kishin mare pjese ne kryengritjen e Greqise me 1821,i ftoi ne Bitola dhe i mbyti te gjithe mbas nje goditje teper te bollshme. Po trazirat vazhdojne se me 1831 ngrihen Bushatast,me 1836 dhe 1837 cohet Laberia me Ali Bej Fangonica,me 1839 Prishtina,me 1840 Shkupi,Prishtina,Tetova dhe me 1845 Gjakova.
    Ne Qershor 1847 Gjon Leka nga Kurveleshi dhe me 200 muhamedane dhe 100 te krishtere sulmon dhe hyn ne Delvine…!
    Me 15 te Gushtit grumbullohen ne Kurvelesh gjithe beleret dhe Agallaret Toske,kryetare cetash dhe shkruajne nje kerkese te drejtuar mbretit Othon,Qeverise se tij dhe Parlamentit Grek,me te cilin lusin Autoriteteve me te larta Shtetnore te shtetit te lire qe t’i pranojne si neneshtetas ne rastin se kryengritja do kishte si rrjedhim aneksimin e vendit ne Mbreterine e Greqise,me kushte te vecanta,qe do te synonin natyrisht,ne mbrojtjen e besimit te tyre. Po mbasi nje lloj te tille mbrojtjeje e parashikonte tash kushtetuta per neneshteteasit me tjater besim dhe mbasi ne kerkesen jane ne ate pike po dhe ne te tjera keqkuptime te dukshme te kushteve qe perdorin,ndoshta kerkesa e tyre synonte thjesht qe t’ju njihej shtetesia Greke,brenda ne terotorin Turk dhe ne kete rast do te mbroheshin edhe ata sic mbroheshin,si Greke me prejardhje te krishtere Ortodokse ,banues te treves se neneshtruar,qe benin pjese ne kishen Greke,me ane te konventes qe ishte bere midis Greqise dhe Turqise me 1840.
    Neneshkruajne kerkesen e tyre e vertetojne me vulat e tyre dhe e dergojne me Murat Calin i cili do te parashtronte kete kerkese te tyre mallengjenjese dhe te dorezuarit e tyre ne kujdesin e shtetit te lire te Grekeve:
    Shume te ndritur kryetar dhe paresi ne Athine te tokave Greke,Madherise se tij OTHON,mbretit te Greqise,vellezerisht ju perqafojme dhe Ju njoftojme:
    Ne qe dergojme ( i proeromeni) sjellim te perulur ankimin tone, mbasi kemi mbetur popull fort i varfer,te poshteshenuara kazara (epikratie) ne treven e thate gurore,pa asnje dituri,po vetem armembajtes,qysh kur Kostandinopoja u pushtua nga Sulltanet e meparshem deri me sot jemi sjellur te nenshtruar ne urdherat e sunduesave te vendit te Vezireve,Pashallareve,Kajmekameve,deri Muselimeve 33 po thuaj Sulltaneve,per 400 vjet kemi derdhur gjaun tone ne cdo roberim qe u ishin caktuar,po kush nuk don Mbreterine as dhe Zotin,nuk e don:
    Ushuret e me paresheme na (usulia) u hoqen dhe na vune te reja qe nuk durohen dot ne vendet tona,na vendosen Dhodhekadhen ne cdo Kaza tonen dhe gjykonin pas hatrit e padrejtesisht jo per riza te Zotit e te Profitit tone po me zor e ne menyre shtypese si vendas jo te gjykojne si gjithe mbreterit e Evropes dhe per keto u beme kryengrites (apostate) ndaj Mbretit tone qe e kishim veqil dhe babe te gjithe ne muslimaneve dhe i jemi ankuar kaqe here me lutje dhe me lotet tona dhe nuk na dhane gjegje (djastima,po as arxuallat tona ose kerkesat nuk i vinte keq Mbreterise per neve fakir-fukarnejt,dhe nga kjo dergojme njerine tone te posacem te flase me gojen e vet me Shkelqesine tuaj,ato qe duhen)
    .Ne se Madheria e Mbreterise suaj na kombolas ose na pranon te behemi nenshtetas,te poshteshenuarat 5 Kazara me ligje te kapitullasioneve qe do te na jape e do ti japim per qetesine tone.
    Pe rixha te Zotit te ju vije keq dhe per ne qe si krijesa po te Zotit qe kemi lere lakuriq dhe do te desim nga ana e te plotfuqishmit.
    Dhe ne se shprese shpetimi nuk eshte per ne,le te vdesim dhe nga shpatat e njerezve,ne ka thene Zoti keshtu,Le te behet !
    JU Lusim !
    Kazarat e me poshtme: Vlore, Delvine,Menhaje,Kurvelesh,Mallakastra e siperme dhe e poshtme,Beratit,Tepelenes,dhe Dionistes gjithesej pese (5 kazara.Lutemi t’i vije keq Mbreterise suaj dhe ne qofte se nuk na don, ka thene Zoti qe te vdesim,nuk duam te rrojme siper tokes dhe ne qofte se Mbretria juaj nuk don.,na lajmeroni qe te bejme edhe te tjera Kazara (epikraties)me kenaqesine tone dhe me garanti per te pasur besim me si te doje Mbreteria juaj.
    Pruresi do te ju thote me goje vete dhe do te na pergjigjeni mbi keto,dhe le te behet vullneti i Zotit.
    Te dashurit tuaj Kryetare e Saimbij te (5) kazave,neneshkruar me gjithe vulat e tyre.
    Kemi edhe dokumentat e ish Merhum Sandra te plotesuara permbi neve dhe kush te na gjykoje (kreni),po ne diten e gjykimit,do te pergjigjemi. Asgje tjater.
    47 vula bejleresh e Agallaresh.
    Ja edhe vulat e mesiperme si Saimbij te vendit tone,t’i shikoni mire dhe t’ju pergjegjemi me garanti per vertetimin tuaj dhe sigurimin.
    1847 me 15 gusht, Kaza Kurvelesh.
    DELVINA SANXHAK :
    Zenel Gjoleka,Xhelil Aga (Picar),Sejko Bulushi,Muharem Beluli, Abdyl Bejko, Lulo capari, Muhamet Selmani, Muco Pronjo, Osman Kuci, Muhamet Abazi, Aliko Hodo, Xhata Selfo, Latif Helmazi, Mane Beqiri, Demce Picari, Hodo Nivica, Sulo Xhabo, Lame Duka, Sadik Bolena, Dervish Kallarati, Lame Petani, Sako Malo, Mustafa Brahimi, Kapo Sifari, Lame Huso, Mustafa Bedo, Miftar Pina, Sheh Durua, Elmaz Cobo, Xhafer dema, Ahmet Dino.
    AVLLONA SANXHAK:
    Beqir Velo Kanina, Hader Sulo Kanina, Mustafa Bima Kanina, Sadik Armeni, Muhamet Muco, Ismail Mekati, Zeqo Xhafa Karbunara, Pasho Selman Kuculasi, Haxhi Tahir Mavrova, Dalip Xhelo Mavrova, Selim Aga Vlora, Fejzo Bej, Lato Kanina, Malko Nelo Lopesi, Xhaxha Martallosi, Abedin Shehu, Sjadedin Vasjari, Ahmet Aga Vasjari, Mehmet Qollasi, Osman Kapo Fratari, Beqir Bracani, Lulo Abazi, Zenel Hodo, Ibrahim Cimbro, Lilo Qendro, Meta Cobo, Talo Habili, Sinan Dervishi, Hito Daut Mavrova, Zimbo Kesti, Mehmet Drashovica, Ymer Ali Kudhesi, Mustafa Bena, Brega Ismail, Dervish Ali Dukati, Metan Ali Dukati, Kamber Telo Tragjazi, Mahmut Hoxha, Dule Zoto, Bajram Muco, Seliha Hasani, Haxhi Hoxhe Smokthina.
    MALLAKASTRA :
    Rapush Aga Kaptenbashi, Shaban Peshtani, Skejto Hysi Qesarati, Sulejman Celo Toci, Osman Dilo, Dule Malo Kalivaci, Sadik Luftena, Ramka Kamari, Ahmet Matalozi, Mahmut Lana levani, Xhaxha Levani.
    SHTEPI :
    Mallakastara e siperme 1388
    Mallakastra eposhtme 2911
    Redymb Myzeqese 1011
    Kaza e Beratit 711
    Nahia e topalltise 2830
    Skrapari 1399
    Tomorica 590
    Kaza e Vlores 4500
    Kaza e Delvines 1840
    Gjithesej 17180
    Kerkesa u dorezua Qeverise Greke. Po per fat te keq ,kur mrrijti ne Athine, Murto (Stefan) Cali, kryeministri Jan Koleti,i cili nga nje arsye me teper se ishte epirotas, do bente c’mos qe te plotesohej kerkesa,nderroi jete.
    Me 1 te shtatorit,si atdhetar I madh u shua me brenge ne zemer se e linte Greqine ne kufijte e saj te ngushte dhe vendlindjen e tij te skllaveruar.
    Vdekja e tij shperndau new pikellim te madh ner epirotasit dhe deshperia ishte new parashenje e keqe per mbarevajtjen e perpjekejen e cila dhe u shua me nderhyrjen e Mehmet Pashait te thesalise….
    vijon…

    Perkthyer ne Mars 1974
    Radha 209.

    (.. Kete fragment e kopjoi nga orgjinali i perkthyesit Janko Ll Pali “Mesues i Merituar”une i biri i tij,Petraq Janko Pali,ketu ne VA/USA shtator 2000,pa as me te voglin ndryshim dhe duke qendruar besnik plotesisht orgjinalit,shenimet ne kllapa jane te vete perkthyesit,dhe as nje nuk ka te drejte te mare autoresine apo,te shperndaje kete fragment perkthimi pa lejen time.
    Sinqerisht besoj ne mirekuptimin tuaj pjp)
    L’image contient peut-être : plein air et une personne ou plus

  3. Klimax says:

    Paske pjerdhur fare more sharlatan!!!! Po mbahu nga pak more turkoshak se bashke me pordhet po te dalin edhe kakerdhite nga bytha!
    Kujton ti dhe kanibalet e “boshtit islamik” te Turqise Ballkanike se me keto pacavure qe shkruan do te pergenjeshtroni historine?
    Kujton ti dhe kanibalet e “boshtit islamik” te Turqise Ballkanike se do na trembni me propaganden nacional-shoviniste e kercenimet tuaja?
    Kujton ti dhe kanibalet e “boshtit islamik” se do na shfarrosni me keta mercenare te ashtequajtur “Levizje per Shqiperi te Bashkuar”, te ngashem me spastrimet e arberesheve nga trojet e tyre prej osmane ne shek XV, me spastrimet e hebrenjve te Europes nga nazistet ne Luften II Boterore apo me “Tigrat e Arkanit” ne ish-Jugosllavine e viteve 1990?????!!!!!!!
    As ti, as keto banda kanibalesh , as ky shtet e pushtet i Edi Rames, as aleancat e brendshme te tij me camet dhe ato te jashtme me Turqine e Erdoganit, as perrallat e tij per te “vertetat historike” jo vetem qe s’na trembin, por na bejne edhe me te fort dhe na bindin se ju, “boshtit islamik”, e keni ne ADN-ne tuaj urrejtjen ndaj nesh qe mbrojtem dhe vazhdojme te mbajme me krenari identitetin, kulturen dhe traditat e te pareve tane!
    Mos genjeni veten! Jeni vetem nje grup barbaro-kanibalesh te ngelur gabimisht ne trojet e Ballkanit!

  4. Iliriani says:

    Ky Imarri oti dhe Klizma. ma sjellkan dokumenta se gjithe shqiperia na paska qene greqi, Vazhdoni me keto mendesi dhe do shikoni se mund te shkoje haka te i zoti. Mos harroni se nga Follorina .Janina e deri ne Preveze. kane qene troje ARBERORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje