Me dy gishta fals shpëtuan për krimet e komunizmit, por ndëshkimit për korrupsion s’do i mbijetojnë dot

4 Dhjetor 2016, 15:34Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Një ndjenjë frike dhe një gjykim i vazhdueshëm absurd po i sundon subjektet e korupsionit shtetëror shqiptar.

Nëse ka mjeranë, vërtetësisht mjeranë sot në Shqipëri, këta janë subjektet e korrupsionit shtetëror. Të akuzuar, të kapur, me para të gjetura nëpër banka nga hetimi amerikan dhe ndërkombëtar, të trembur, të paedukuar që nuk njohin qytetërimin, në panik kundrejt gjithçkaje morale; të bashkuar të gjithë kundër historisë europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbrojtur gjënë e vjedhur.

Nuk ka më zemërgur se hajdutët, sidomos kur këta janë pushtetarë.

Të gjitha krimet në Shqipëri janë bërë për të ruajtur gjënë e vjedhur. Duhet të jemi të qartë: Enver Hoxha të gjitha krimet i bëri për të ruajtur statuskuonë e luksit të tij; edhe ata që i shërbenin në krime, për pak luks momental vranë këdo që u kërkohej: deri dhe shokët e tyre.

Por kështu ka qënë në 100 vjet. Edhe mbretëria e tillë ka qenë në Shqipëri: rrjep popullin dhe ndihmo oreksin e fqinjëve

Kështu edhe sot: shihni sesi janë grupuar të gjithë vjedhësit: politikanë të lartë, deputetë dhe gjyqtarë. Veçse tani, gjëja më qesharake është shpresa te Gjykata Kushtetuese.

Të gjithë vjedhësit dridhen dhe kërkojnë: dridhen nga skllavëria psikike e sigurimit të gjësë së vjedhur, dhe kërkojnë ndihmën e nëntë gjyqtarëve të lartë.

Po këta? Këta nuk lëvizin dot, sepse nuk po kërcënohen me rrezikun nga ndonjë lëvizje popullore, por me mospranimin absolut të tyte dhe të familjeve të tyre në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pse duhet t’i pranojë Amerika dhe BE mbrojtësit e korrupsionit në Shqipëri? Aspak.

Kjo është një kohë e rreptë politike: shqiptarëve iu duhet katarsis që të pranohen në Bashkimin Europian. BE po i pranon politikisht për politikë të lartë, kurse vjedhësit injorantë të shqiptarëve nuk e kuptojnë dot se kjo është politikë korrente që synon për të arritur një synim botëror, prandaj nuk i pyet as gjyqtarët dhe as pushtetarët e korruptuar dhe injorantë të Shqipërisë. Ata do ndëshkohen!

Të gjithë bashkë, nuk kanë asnjë shpresë. Me naivitet po presin një politikë tjetër në Ballkan nga Presidenti i ri amerikan, a thua se ai do dalë kundër interesit amerikan në Ballkan për të mbrojtur abuzuesit e shqiptarëve, dhe të hedhë në erë miliardat që ka shpenzuar Amerika për çeshtjen shqiptare në Ballkan. Vërtet mendoni se i kanë shpenzuar kot së koti gjithë këto para?

Sigurisht, të korruptuarit tanë janë nivel i ulët në intelekt, se po të ishte ndryshe, qëkurse nisën që të vidhnin ditën nëpër diell, duhej ta kishin menduar këtë ditë rreziku maksimal.

E mo, çfarë ju ka ndodhur? Asgjë e veçsntë: nga varfëria vini e në varfëri do shkoni. E shihni se si u katandis si lypsare familja Zogu, se nuk kishte asgjë të vetën. Edhe ju, bëhuni të fortë, pranojeni ndëshkimin dhe shpronësimin me dinjitet, jo për veten tuaj tani, por për familjet tuaja në një rrjedhë historike: se ai do të kryhet domosdoshmërisht.

Është e ashpër historia. Me dy gishtat fals e shpëtuan ndëshkimin për krimet e ekstremizmit komunist shumë nga të korruptuarit aktualë, por tani, këta vetë, nga ky abuzim i madh, nuk i shpëton dot as Athina e as Beogradi. Athina është në faliment, kurse Beogradi sheh nga Perëndimi. Prandaj, Zogu aktual, nuk shkon dot më në Beograd. Një koncept i vetëm i ndihmon: Surrender!

Nuk është fjalë… është koncept: Dorëzojuni!

12 komente në “Me dy gishta fals shpëtuan për krimet e komunizmit, por ndëshkimit për korrupsion s’do i mbijetojnë dot”

  1. alphade says:

    Ky eshte tradhetari me madh qe ka njohur historia e
    Shqiperise ! Varja te sheshi “Skenderbej” eshte pak
    per kete qafir ! Nuk do te shpetosh gjyqit te historise
    Salush Vicidoli !

  2. shqiptari says:

    K akohe qe i lexoj e mirekuptoj shkrimet e Avokatit!
    Ne shume gjera, perveç pasionit anti, ato me pelqejne shume e jane te sakta ( sipas meje), por ne kete shkrim nuk me duket i sakte: varferia ka qene perhere me ne, me popullin, jo me hajdutet!
    Nuk eshte evarfer familja e Zogut. Pa punuar kurre e askush ka bere jete luksoze, ashtu jeton edhe sot dhe ka prona e shume gjera qe ne me pune, brez pas brezi, nuk i kane arritur kaq mjete jetese!

  3. Keta jane bere grusht bashkuar rrethe krimit dhe korrupsionit.
    Nuk ka me familja e Zogut apo e Hoxhes,por familja hajdute dhe kriminale berishovic.
    ky pis milet po nuk kuptoi qe saliserbi eshte fatkeqesia e ketij kombi atehere krimi dhe korrupsioni(gjyqtare ,politikan,prokuror)e kane fituar betejen.

  4. Zara says:

    Po eshte shume e vertete kjo qe thote Ngjela. Koment I shkelqyer. I zberthen brinjet ketyre derrave shqiptar, I pershkruan me vertetesi te madhe. Sa me shpejt ti shikojme realitet fjalet e Ngjeles.
    Ka anetare te gjykates kushtetuse qe vete rrine Ne Shqiperi per te korrur para dhe gjithe familjen e kane Ne Amerike. Cfare mendje perverse Kane keta njerez!

  5. Ortopedi says:

    Jam dakord edhe une me komentin e shqiptarit,

  6. LORA says:

    Taku,kujtoj shpesh thenien publike te Romana Vllahutin,drejtuar shqiptareve,-“Kur kryeprokurori Dinko Cvitan prangosi kryeministrin Ivo Sanader, e kuptova qe do te futeshim shpejt ne BE”.Dhe ashtu ndodhi,Kroacia iu bashkua si antare me te drejta te plota EU-se.
    Edhe une Taku, pa e pare me syte e mi konfiskimin e kusareve dhe krimineleve te politikes ,pushtetit,gjyqesorit,,, ,qe e zhyten,si hijena te panginjura , Shqiperine me krye ne hi qe nga 1990-a,,,dhe rrasjen e tyre tek shtate penxheret,nuk e besoj se e meritojme futjen ne Europen e bashkuar.Shteti ngrihet me dinjitet me kembe,ne sherbim te njerzve dhe prosperimit te jetes se tyre ,vetem kur jep shenja dhe vepra te besueshme.

  7. tonia says:

    Nje nga kusaret me te medhenj te regjimit te kaluar ka qene babai yt,Kiçua,mamaja, Vera dhe dhe gjithe familja e sorollopi i juaj.Jam dakord me perfundimin tend qe, te gjithe vjedhesit dhe te poshterit, nje dite paguajne!

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Lora edhe une kujtoj ligjin qe u perkthy ” padashje ” gabim.
    Kushedi si eshte perkthy ligji i pronave qe kom venecias e miratoi.
    Po per ate sfoli pd se nuk i intereson shtresa e ish pronareve.

  9. emigranti says:

    e e o ngjela po nuk u zhduk adriatik llalla dhe bujar nishani korrupsioni, kriminelat, hajduterit nuk zhduken.

  10. pilo lala says:

    Me vjene mire per optimizmin tend z. Ngjela. Po kush do ta beje drejtesine ne kete vende, gjyqetaret dhe prokuroret e korruptuar, ne masen 99 %, kjo klase politike e korruptuar ne masen 100%. Pra mbetet qe femijet tane ta brakaktisin Shqiperine, pra do ngalen vetem pensionistet

  11. artan pluhuri says:

    PRES TE DENOHEN BERISHA,META,RAMA,,,QE TE TRE KANE VJEDHUR ME MINISTRAT E TYRE,,,KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK ,,,TE TRE DUHEN KALBUR NE BURGJE DHE PASURIA TU KONFISKOHET E TI SHPERNDAHET SHTRESAVE NE NEVOJE,,AMIN..///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje