Ministri i Brendshëm ka reaguar sërish duke pohuar një detaj të rëndë kundra gjyqësorit, për rastin e gruas së vrarë nga bashkëshorti në Fier.
Saimir Tahiri shkruan në një status në fb, se pak po flasim e bëjmë, për dhunën e heshtur, atë që nuk shohim e dëgjojmë, por që nesër do sjellë viktima të tjera.
“Kur gratë në parlament dhunohen me tituj të tipit “ndrikulla”, “kurva” e “lavire”, sigurisht injoranca do gjej frymëzim t’i dhunojë e t’i vrasë gratë e fëmijët. Dhe flitet për viktimat e dhunës në familje, kur makabritetet tmerrojnë të madh e të vogël”, nënvizoi ai.
Ministri publikoi shifrat e frikshme të rasteve të dhunës së trajtuar nga policia, duke shtuar se ato janë vetëm një pjesë e vogël e së vërtetës së madhe.
“Nga 1 Janari deri 30 Nëntor, janë 3.758 raste të trajtuara nga policia për dhunë në familje. 1.991 prej tyre me urdhër mbrojtje. Shoh më shumë komshinj e familjarë që tregojnë detaje pasi ndodh ngjarja makabër, sesa komshinj e familjarë të gatshëm të sinjalizojnë menjëherë dhunën në familje, që në fillesën e saj”, shkruan Tahiri.
Me heshtjen tonë, shoqëria po i hap rrugë dhunuesve. Sepse janë fare fare pak sinjalizimet e familjareve, rrethit shoqëror, fqinjëve, e kujdo tjetër që mund të shpëtonin viktimat e dhunës në familje.
E janë shumë më pak akoma, veprimet aktive për të parandaluar dhunën.
Ka plot institucione që vetëm punën nuk bëjnë, e këta janë më dhunues se dhunuesit. Dhunojnë me burokraci, me vonesë e mosveprim”, reagoi ministri.
Tahiri deklaron se për rastin e viktikës në Fier, përgjegjësia bie mbi ata që nuk e dërguan urdhër-mbrojten e Gjykatës, tek policia. Ai pohon se megjithëse është firmosur një urdhër i tillë, nuk dihet për çfarë arsye nuk ka mbërritur për ekzekutim tek uniformat blu.
“Deputetja Majlinda Bregu ka publikuar sot një urdhër-mbrojtje për Liljana Rukaj, viktimen e dhunës së bashkëshortit në Fier. Pas denoncimit të të ndjerës, Policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait të saj, dhe ka kërkuar menjëherë pranë Gjykatës Fier lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Ligji e do që vendimi i gjykatës për urdhër-mbrojtje të ishte dërguar brenda 24 orësh pranë disa institucioneve, një ndër to edhe Policia.
Ky urdhër-mbrojtje, nuk është dërguar kurrë në Polici, e kam frike në asnjë institucion tjetër. Ndoshta do ketë mbetur në sekretaritë e gjykatës, a gjithkund tjetër, por vetëm në Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.
Kush e ka mbajtur këtë urdhër-mbrojtje në sirtar, është dhunuesi institucional, që i la rrugë të hapur dhunuesit që i mori jetën një njeriu.
Shpresoj të ketë hetim penal, për cilindo përgjegjës që nuk ka bërë detyrën, me koston e madhe të një tjetër viktime të pafajshme nga dhuna në familje”, e përfundon statusin, ministri i Brendshëm.
Sajmir djali, mos bej dhe psikologun . Policimi ne komunitet nuk te funksionon dhe ky nuk eshte faji notarisht, por mos u fshi mbas gishtit. Nuk te funksionon policia ne parandalim.
O shoku i Brizit, po policet e tu cfare bejne, numurojne te vdekurit ?
Po keshtu eshte kur ben ministrin ebrendshem nje kalama kopshi qe nuk ka punu asnje dite e pastaj vjen dhe jep mend.