NATO paralajmëron ‘armiqtë’: Çdo sulm do marrë përgjigje nga aleatët

5 Dhjetor 2016, 20:18Bota TEMA

Viti i ardhshëm do të shënojë ndoshta vizitën e parë të Donald Trump në Europë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, një ftesë ndodhet mbi tryezën e tij të punës në Shtëpinë e Bardhë e për të cilën Jens Stoltenberg pret vetëm konfirmimin.

Prioritetet e NATO-s me zgjedhjen e republikanit në krye të Shteteve të Bashkuara nuk kanë ndryshuar, siguria mbetet fokusi kryesor. Por për momentin, Stoltenberg do të punojë me ekipin e sigurisë së presidentit Obama.

Në ministerialin e NATO-s John Kerry, sekretari amerikan i Shtetit do t’i adresohet për herë të fundit problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot Europa. E pas tij do të jetë shefja për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini ajo që do të mbajë fjalën e rastit në krah të Stoltenberg.

Për vetë Sekretarin e Përgjithshëm, 2017 do të jetë për NATO-n viti i aksionit.

“Në samitin e Natos në Varshave vitin e shkuar, liderët ranë dakord për hapat që do të ndërmarrin për të forcuar mbrojtjen  e për të siguruar stabilitet përtej kufijve tanë, raporton TCH. Në verën e ardhshme, 4 batalione do të dislokojnë në Poloni dhe shtetet balltike. Këto operacione do të drejtohen nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania. Të bashkuar do t’i përcjellim një mesazh të fortë çdo armiku potencial: çdo sulm do të marrë përgjigje nga aleatët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në prag të ministerialit, Jens Stoltenberg bëri të qarta prioritetet e Aleancës për vitin e ardhshëm, mes tyre lufta kundër ISIS.

3 komente në “NATO paralajmëron ‘armiqtë’: Çdo sulm do marrë përgjigje nga aleatët”

  1. says:

    Ka ardhë koha të kemi dhe ne bombë atomike .

    1. Can cen cun says:

      Dhe po beme, te bejme dy, nje per mbrojtje, tjetren me ia shperthy ne bythe Saliut, mu perpara sisave te Mevlanit, nderkohe qe Xenin ta fusin ne Guantanamo per te torturuar myslymanet radikale duke u thithur trapin.

  2. mendimi im says:

    keshtu si po flisni ju me mire sulmoni te paret
    po shikoni endrra me sy hapur o te mjere
    do merret rusi me morra e pederaste si ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje