Në Prishtinë është hapur “Muzeu i Korrupsionit,” i cili ka një karakter satirik dhe e trajton fenomenin si diçka të së shkuarës.
Në të, vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë.”
Sipas organizatorëve të projektit, ky muze e paraqet korrupsionin në të kaluarën, ndërsa shoqëria që gjendet tashmë në të ardhmen, mund të hedhë një vështrim ndaj këtij fenomeni.
Muzeu, i hapur në kuadër të javës së luftës kundër korrupsionit, do të mund të vizitohet nga data 5 deri më 9 dhjetor, nga ora 12:00 deri në orën 20:00.