Komisioni i Sigurisë është përballur me një surprizë jo shumë të këndshme këtë të hënë.
Ndërkohë që Komisioni diskutonte për Forcat e Armatosura dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO, kanë ikur dritat.
Por, ndryshe nga derbi i kryeqytetit, kur ikën dritat pak ditë më parë, këtë herë nuk pati situatë terri, jo vetëm për shkak të dritës diellore por edhe masave të marra me vënien në punë të gjeneratorit.
Mësohet se një situatë e sikletshme i ka ndodhur deputetit socialist, Piro Lutaj, i cili është rrëzuar nga karrigia.
Ikin dritat ne Komisionin e Sigurise by PanoramaVideo