Sot u përcoll në banesën e fundit, gazetari Andrea Stefani.
Pas një ceremonie në mjediset e RTSH, Andrea Stefani u përcoll në mesditë në Tufine.
Ilir Yzeiri, miku i tij më i afërt mbajti fjalimin përcjellës për Andrean.
Lamtumirë, Andrea !
Nga Ilir Yzeiri
I dashur Andrea,
ti sot po ndahesh nga ne dhe me siguri do të ngjitesh në qiell dhe që andej do të vështrosh, do t’u buzëqeshësh, por edhe do t’i ndihmosh fëmijët e tu, Danielin dhe Stefin që i deshe aq shumë, Enkeledën, motrat dhe mamanë, Klarën që e plagose rëndë me ikjen tënde.
Fati nuk desh që ti të vazhdoje të jetoje, sepse sëmundja e rëndë të rrëmbeu mu atëhere kur ti ishe në kulmin e moshës, të energjive dhe të vitalitetit. Ne, të mësuar me guximin tënd, me trimërinë tënde, me forcën e karakterit dhe vullnetin e pashoq, menduam se ti e munde atë bishë të mallkuar që po të gërryente nga brenda, por nuk paska qenë kështu. Ti na gënjeve, i dashur Andrea, sepse këta gjashtë muaj të luftës dhe të përleshjes me bishën që po të gërryente, ti jetoje sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje botove dhe shkruaje shkrime që turbullonin opinionin më shumë se në kohën kur ishe pa bishën e mallkuar brenda në trup. Deri dy ditë para së të shuheshe ti ishe në punë, i dashur Andrea, dhe megjithëse e dije se me çfarë sëmundjeje po përballeshe, nuk u dorëzove asnjëherë. Dhe ne të gjithë u gënjyem, sepse ti nuk na le për asnjë çast të mendonim se çfarë beteje po zhvilloje me sëmundjen e rëndë.
I dashur, Andrea !
Ti sot po ndahesh nga ne dhe hidhërimi që po na lë pas është i rëndë. Mirëpo, ti me jetën tënde le aq shumë kujtime, aq shumë jetë aq shumë vepra sa fëmijët e tu, gruaja jote, motrat, mamaja ne miqtë e tu do ta ndiejmë gjithmonë pranë zërin tënd, fjalën tënde. Ta dish se po ikën vetëm fizikisht ashtu siç është ligji i jetës, por ndërkaq ti do të jesh i pranishëm mes nesh dhe do të kujtohesh gjatë.
Do të kujtohesh si modeli i virtytit. Ti i dashur Andrea ishe njeriu -pasqyrë e virtytit. Këto ditë kam menduar gjatë dhe nuk kam gjetur dot një arsye për të shpjeguar fatin tënd të keq, vdekjen tënde. Jam ngushëlluar me idenë se ti ishe aq i virtytshëm dhe aq pa vese sa nuk mund t’i rezistoje jetës pa moral e pa skrupuj e plot mëkatarë ku gjendeshe. Vdekja e kishte më të lehtë me ty që ishe i pambrojtur nga viruset e jetës së mbushur me gjithë të këqijat e mundshme.
Do të kujtohesh si gazetari me ndershmërinë intelektuale më të lartë, si gazetari transparent, kurajoz dhe i pakorruptuar që përsëritte me zë të lartë të vëretat e thjeshta.
Ti ishe gazetari kampion i polemikës. Ishe i ndershëm, trim, kurajoz dhe besoje fort tek e vërteta. Nuk kishte në Shqipëri asnjë tjetër si ti që të ishte mjeshtër në gazetarinë e shkruar dhe polemist i pashoq në median televizive.
Ti i dhe emrin gazetarisë së ndershme e kurajoze në këta vjet.
Por për ty kishin nevojë të gjithë. Shoqëria civile në aksionet kundër vendimeve korruptive të qeverive kishte nevojë për ty. Prania jote dhe zëri yt i jepnin një përmasë tjetër asaj lëvizjeje.
Ti do të mbahesh mend si pionieri i gazetarisë ekonomike, si thelemulesi, ideusi dhe mbështetësi i Unionit të Gazetarëve gjithashtu. Por ti ishe dhe një kërkues shkencor i pasionuar. Librat e tu janë vepra të mirëfillta shkencore.
Sa projekte kishe, i dashur Andrea, sa libra mbetën në mes. Po ky ishte fati.
Në krye të Fondacionit IREX ti ideove programin investigativ HAPUR dhe e menaxhove me dinjitetin dhe profesionalizmin e një gazetari të madh.
Ishe ndër të rrallët, i dashur Andrea që nise të punosh si gazetar në vitet ’90 dhe ashtu e mbylle jetën.
Ti i dhe kuptim profesionit të gazetarit dhe dinjitet, sepse nuk e shkëmbeve pasionin dhe ndershmërinë me kompromise. Jetove dhe ike nga kjo botë vetëm me punën e ndershme të gazetarit. Kjo ndershmëri ta jepte forcën dhe dinjitetin për t’u ndeshur me këdo dhe për të denoncuar cilindo që kishte përgjegjësi për fatet e këtij vendi.
I dashur, Andrea!
Në qoftë se me gjalljen tënde kishe krijuar idenë se opinioni ishte i ndarë në vlerësimin tënd, tani të gjithë, pa përjashtim e kanë çmuar profilin dinjitoz që ti kishe krijuar. Dhe të gjithë pa asnjë përjashtim e kanë quajtur humbje të madhe ikjen tënde. Ndaj duhet të jesh i qetë miku im se ashtu siç e përsëritnim shpesh në bisedat tona, ti nuk kishe armiq, ti kishe vetëm kundërshtarë idesh.
Për të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera që unë nuk mund t’i them dot këtu, ti do jesh një model që nuk ke për të na munguar kurrë, por do të jesh gjithmonë mes nesh.
Të qoftë i lehtë dheu miku im i shtrenjtë!
Andrea ishte gjeni. Cfare ka bere ai duhet te jete shembull per te gjithe ata qe duan nje lidership te mire…por nuk kuptoj se perse nxirrni fytyren e kryeministrit qe nuk eshte si Andrea, perse kerkoni ta barazoni kete kryeminister me kauzen e Andreas? Andrea nuk ishte i korruptuar kurse kryeministri eshte i korruptuar! Andrea ishte i paster, kryeministri eshte deri siper kokes se tij me balte? Andrea jetoi ne Tirane, ne nje Tirane qe u kthye ne nje hale te madhe te pabanueshme nga gjithe kryebashkiaket e Tiranes ky padyshim edi rama ka 90% te pergjegjesise! …ku do luajne femijet? po ata femijet e vrare ne korce ku do luajne tani? po ata jetimet e Fierit ku do luajne tani?
I ka thene te gjitha Arben Patoku dhe nuk po shtoj por po perseris…Kryeministri ti rrij large fotos se ketij njeriu te ndershem qe mbylli jeten me dy leke per buke dhe kurre nuk morri rryshfete ne asnje krahe…Na i hiqni kete foto se po dhunoni te vdekurin me te…
Fjale te ndjera te nje miku te mire por dhe te nje njeriu realist , pa mllefe e pasione…nuk mund te vleresohet ndryshe figura e Andreas, shembull i pastertise e ndershmerise qytetare…Intelektual qe e donte Shqiperine dhe rrojti me djersen e ballit deri diten e fundit edhe pse iu ofruan poste apo nuk i deshiroi kurre ato…Do na mungosh Andrea, me bisedat e tua gjithe mençuri e logjike e me ate humor te holle qe vetem njerez me kulture si ti mund ta ken…Lamtumire…me vjen keq qe nuk jam sot prane njerezve te dashur te tu, por te premtoj se do vij shpejt te te sjell nje buqete me lule!! Do te te kemi te pranishem ne bisedat tona …pa ty fizikisht!!
Faleminderit Andrea… Lamtumire.
ILir fjala Juaj e Lamtumires na beri te perlotemi, Stefani do tju mungoj te gjithve atyre qe permende me siper po ke harruar se do te na mungoj shume ne emigrantve qe jetojm ne USA . E ndiqnim ne ekran cdo detaj te thenive te teij i paperkulur i pa korruptuar, i vetem nga te gjithe.
Ngushullime familjes dhe juve miqve te afert.
Te prehet ne paqe.
Liljana
Boston
???R.I.P???
Faleminderit Andrea.
Si mijera e mijera lexues te tjere, do te kujtoj me nostalgji shkrimet dhe opinonet e tua aq realiste dhe aq te drejperdrejta qe rralle gjenden ne kte llum gazetarie qe eshte krijuar ne Shqiperi.
Lamtumire njeri i mire !
Andrea ishte njeri i drejte, por me i permbajtur duhet te ishte ne emisione. Se ja tani iku dhe vizita e Rames duket si tallje bythe per te ! Po ta kishte dashur, ate qe sakrifikonte per te, do ta kishte bere te pakten nje drejtor televizioni se e meritonte 100 here me shume se ky merhumi qe nuk e njeh njeri ne bote ! Kjo duhet te jete mesim per te gjithe, mos u beni loder e pushtetareve !!!!
Nuk gjej fjale, per te shprehur rrespektin qe kam patur dhe dhimbjen qe ndiej per mugesen e ketij NJERIU.
Iku, pooor kush mbeti nder analistet, si ai?
Fatkeqesisht, SI ANDREA S’KA TE TJERE!
Mallengjimi me risolli nder mend te madhin Cajup.
Humbje e papritur per mua dhe e madhe per te gjithe, bele edhe per ata qe nuk e donin. Stili I te shkruarit te Andreas do te me mungoje. Ngushellime familjes! Zoti t’i ndjeje!
Njeriu qe kurre nuk i tradhetoi idealet e veta, nuk beri kompromis me te keqen dhe vdiq i thjeshte me dinjitet te pa cenuar. Te prehesh ne paqe Andrea. Sot me shume se kurre me vijne ndermend fjalet e Mark Antonit ” Nuk po e shkruaj kete koment per te lavduar Andrean po per ta qare Ate”. Lamtumire.
Padyshim qe A. stefani ishte nje nga gazetaret me te dalluar dhe i ekuilibruar ne qendrimit e tij. Dhe jo vetem kaq se ishte edhe objektiv, duke shpalosur individualitet ne debatet dhe argumentet. Sa here qe ndiqja ndonje nga emisionet ku pjesemarres ishte Andrea, ishte ky qe sikur ta merrte nga goja pyetjen qe do beja une. Sodoqofte tani nuk gjej ndonje personalitet gazetar qe mund “ti zere vendin”. Meriton respektin e veçante edhe nga ana ime.
Andrea Stefani ishte nje nja analistet me ekstremiste qe dallohej ne median shqiptare per devotshmerine e tij per te mbrojtur pa kompromis te qeverisjen e se majtes. Fale tij si Nano ashtu dhe Rama e kane patur me te lehte te qeverisin ndaj zoti Rama duhet ta beje kryetar nderi te PS.
Andrea i tradhetoi idealet e veta komuniste dhe e mbylli jeten si avokat i bashkepuntoreve me pushtuesit dhe duke hedhur balte mbi Luften Antifashiste!
Te djathtet le ta mbajne per gjeni,ndersa te majtet per tradhetar dhe armik te tyre!
Mos kini frike nga mendimet e kunderta,zoterinj te gazetes!
Luftetar i rradhes se pare per demokraci ne Shqiperi – ky ishte Andrea Stefani.
I ndershem, me integritet, me kulture, me aftesi te shkelqyera komunikimi, debatues i flakte e pasionant, shterrues ne argumenta te pakundershtueshme, nje patriot i vertete.
Andrea Stefani do t’i mungoje pjeses me te mire te ketij kombi qe e deshi, dhe per te cilin luftoi deri ne frymen e fundit.
Njerez te tille e mbajne nje komb gjalle, mbajne lart virtytet e tij me te mira, pa te cilat nocioni komb nuk ka kuptim.
Ti Andrea Stefani ishe perfaqesuesi im ne te gjitha foltoret, kur ishe ti ne debat, une e ndjeja veten te perfaqesuar, ishe zeri im dhe te tjereve si un.
Falemnderit per gjithe cfare ke bere per ne dhe per kete komb!
I perjetshem qofte kujtimi yt Andrea Stefani, monument i fjales se lire e te paperlyer.
kush tha se te majtet jane me luften na.cl. dhe te djathtet jo,kjo vje nga qe ne nuk kemi pasur asnjehere te djathte,por kemi pasur me bollek,hajduta spiune dhe tradhetare,dhe akoma kemi.
Sikur ky Andrea ta kete terhequr kemben zvarre edhe per Merron, Ilir Yzeirin, Sand çipen, Lytin, Remziun, Vangjelin, Lelen, Thanon, Pezen, Vasjarin, Nanon, Zhejin, Iris Luarasin, Ficon etj. etj. korifej mediatik se keta, paaaaa sa do te çliroheshin mediat dhe ekranet tona….
Sidoqofte, kanceri do t’i rregulloj punet per te gjithe ju muter!