Lulzim Basha kërkon nga demokratët, që të mbajnë shënim në lista hallet e njerëzve: Do ua zgjidh unë kur të vi në pushtet

6 Dhjetor 2016, 11:31Politika TEMA

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Tropojës.

Ai tha se Partia Demokratike është sërish në një mision historik për të sjellë valën e fundit të demokratizimit të vendit, të modernizimit të politikës dhe të kthimit të pushtetit tek qytetarët.

Liria dhe demokracia kanë humbur kuptimin, tha Basha, dhe që këto koncepte të marrin fuqi duhet fuqizuar qytetari, duke ia kthyer atij kontrollin e qeverisjes me instrumentat që i takojnë.

Vendi është robëruar nga një kastë, nga një klikë të korruptuarish dhe kriminelësh të cilët kanë vetëm një interes, të përfitojnë e të pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Koha ka ardhur që Partia Demokratike t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve fazën e fundit të modernizimit të një vendi, drejt lirisë dhe demokracisë. Ashtu si demokracia dhe liria erdhën për shkak të nevojës, domosdoshmërisë për të shporrur diktaturën, atëherë kur s’kishte më ku të shkonte, nuk kishim më nga t’ia mbanim, edhe sot kjo vjen si një domosdoshmëri  që t’i kthejmë qytetarëve qeverisjen, të fuqizojmë qytetarin, duke i dhënë instrumentat kushtetuese dhe ligjore që ai të përcaktojë të gjitha vendimmarrjet dhe vendimmarrësit lirisht dhe jo i kërcënuar dhe as i shitblerë”, tha Basha.

Basha u kërkoi anëtarëve të Partisë Demokratike të qëndrojnë pranë njerëzve, të prekin realitetin e tyre dhe të evidentojnë dhe të mbajnë shënim hallet e qytetarët në nevojë. Halle, që Basha thotë se do ua zgjidh ai sapo të vijë në pushtet.

Halle konkrete, emra konkretë, fate konkrete njerëzish i njohim, i dimë, i takojmë ditë për ditë në komunitetet, por ne duhet të kemi një evidencë të plotë. Kjo është një parti politike që përgatitet nesër të marrë përgjegjësi konkrete të qeverisjes, jo demagogji, jo premtime koti. Dhe po ju them se detyra jonë kryesore, misioni ynë më i shenjtë që prej ditës së parë në qeverisje, pa asnjë alibi është të bëjmë gjithçka për njerëzit në nevojë”, u shpreh Basha.

6 komente në “Lulzim Basha kërkon nga demokratët, që të mbajnë shënim në lista hallet e njerëzve: Do ua zgjidh unë kur të vi në pushtet”

  1. Bimi says:

    Me zgjidh kete hallin e par mua , vrit salen e veten te shpetojm nje her e me mir nga kucedrat antishqiptar.

  2. Adrenalin says:

    Orgjinal si Antonio Albanese qulunquamente
    Ndihma e Lylit ” Në qoftëse në spital ka minjë, do t’ u sjell një mace” bravo lyli.

  3. Sum kutruvja says:

    O Lul o cun i bukur thon se je hollandes dhe je pak dylber , kam nje mik temin qe vdes me te kendu nje here, pas kesaj do votojme per ty. a ja jep nje here ktij dreq qejfliu b….Kjo eshte kerkesa e jone per tyja qe mundet me e realizu se varet komplet prej teje.

  4. anonym says:

    do kete pare filmin i teti ne bronz lyli.
    Na dhe na e paraqit kete deftese kur te mbaroje lufta se tani pare nuk kemi.

  5. Kola says:

    Cuditem qe mund te kete akoma qorra qe besojne keto hale. E ne eshte vertet keshtu, ketij atdheu i duhet bere muti i madh se nuk e ka te keqen as nga greku e as nga serbi.

  6. mri says:

    Kot e ke or Luli.Vajtem shume vjete qe jemi mesuar me kete avaz.Te genjen mendja kur thua se,po erdha une ne pushtet
    do te rregulloj ç’do gje.Sipas teje keta qe jane nuk duan qe i gjith populli te jete i lumtur per ç’do problem?Duan qe popullin ta kene ne kurriz.
    Te lutem mos e perdor kete fjalor”kur te vij une do te jeni te gjithe te lumtur”Jemi ngopur mr perralla dhe me premtime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje