PS shkarkon Kokëdhimën nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore, Stefan Çipa në vend të tij

5 Dhjetor 2016, 18:05Politika TEMA

Ish-koordinatori i PS për rajonin e Jugut Koço Kokëdhima tashmë do të jetë vetëm një anëtar i Asamblesë së socialistëve.

Kryesia e PS­së është mbledhur sot dhe ka marrë vendim që të shkarkojë ish-­deputetin Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.

Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Kryesia e PS­së, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e dalë javë më parë për një zëvendësim të tillë.

Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.

Tashmë, ish-­deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.

Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendsshëm dhe ish­kryetar i Bashkisë së Sarandës.

2 komente në “PS shkarkon Kokëdhimën nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore, Stefan Çipa në vend të tij”

  1. Bostonian says:

    Po ik e ik!
    Te iku koha edhe ty edhe kane kohe qe ta kane bere te ditur.
    Ik e merru me bisneset qe ke ose jeto pleqerin.
    -Jo po do hap parti te re jo po keshtu apo ashtu.
    Ikni e dreqen se na e n’xite Jeten me keto pashalleqe.
    Ikni se nuk eshte pashallek e ciflig por( public servant) sherbim civil.
    Ik!

  2. Dauti says:

    hehe Koqo Bitha te shkerdhyem o plehre minorikare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje