Nishani dekreton zgjedhjet: Ja kur do të votojnë shqiptarët për parlamentin e ri

5 Dhjetor 2016, 12:59Politika TEMA

Më 18 qershor të vitit 2017 Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Data e zgjedhjeve për Kuvendin është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9883

Tiranë më 05.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

1 komente në “Nishani dekreton zgjedhjet: Ja kur do të votojnë shqiptarët për parlamentin e ri”

  1. Fatosi-kosove says:

    Mire qe e mesuam daten e zgjedhjeve parlamentare po zevendesimi yt kur do te behet,nese e di dikush le ta shkruan se paku ne dy fjale daten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje