Një ditë pasi gjithë opinioni publik u trondit nga një krim çnjerëzor në Korçë, ku Naum Toshi mbyti në gjumë dy fëmijët e tij të vegjël, e më pas u var me litar, hetuesit e ngjarjes thonë paraprakisht se 41-vjeçari e ka kryer krimin më çnjerëzor të dëgjuar kohët e fundit në kushtet e tronditjes psikologjike.
Konfliktet që kishte me gruan 17 vite më të re se vetja, fakti që ajo e kishte braktisur së fundmi, pasi ai nuk pëlqente punën e saj në një lokal nate mësohet ta ketë çuar deri në çmenduri korçarin, i cili ka zgjedhur më pas mënyrën më të keqe për tu “hakmarrë” ndaj “papërgjegjshmërisë” së gruas.
Por si nisi historia e Marsela dhe Naum Toshit?
Burime të “GSH” thonë se çifti ishin martuar 5 vite më parë, ndërsa problemet mes tyre nisën pikërisht në momentin që Marsela nisi të punonte si kameriere në një klub nate, fakt që 41-vjeçari nuk e pranoi kurrë.
Ata janë njohur në Athinë, në një kohë të vështirë për Marselën e cila jetonte bashkë me djalin e saj të vogël pa asnjë mbështetje dhe e divorcuar nga bashkëshorti i parë. Vajza nga Fieri ishte bërë nënë në moshë të re, ndërsa Toshi e kishte ndihmuar, ndonëse ajo nuk kishte dokumente për të qëndruar në Greqi.
Më pas nga martesa e tyre 4 vite më parë kishin sjellë në jetë edhe djalin e tyre.
Sipas të afërmve, ndonëse Naumi kishte zgjedhur të kthehej në Shqipëri, gruaja e tij nuk e kishte harruar Greqinë, madje ishte larguar disa herë nga shtëpia duke ia lënë fëmijët këtij të fundit, me arsyetimin se shkonte për të punuar.
Një gjë e tillë nuk është toleruar nga i shoqi, i cili arriti deri në çmenduri, mbyti fëmijët dhe vari veten.
Mendohet se 41-vjeçari e kishte paramenduar krimin monstruoz, duke qenë se ai kishte lënë edhe një letër sqaruese për të atin Andrea Toshin, aty ku i shpjegonte arsyet pse po vendoste të ikte nga kjo botë.
Në te thuhej:
“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë nuk të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Nuk u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”.
Te gjitha prostitutat e Italise dhe Greqise jane nga Fieri ,nga Patosi .
Po c’leter la Nuna, Naum Toshi, ai ishte analfabet nuk dinte as shkrim as kendim! Shikojeni kush e ka shkruar letren!
Me vjen shume keq per kete shpirt te dobet, por me teper me vjen keq per femijet e pafajshem. Sa per ate gruan e emancipuar qe ne fakt eshte shkaktarja e kesaj tragjedie shpresoj ta paguaje ne nje fare menyre.
Ti je nje monster per vete qe ben shkaktare femren, dhe jo ate debilin qe na e justifikon se ishte dhe i dobet, pale. Po le te vdiste vete ai meqe ishte kaq i dobet, se mire nga shpirti qe ishte cope cope, por ka qene pa tru fare, aq saqe nuk e dinte qe jeta e dy njerezve te tjere nuk ishin jeta e tij me te cilat ai mund te beje cfare te doje, se iu tek atij te hakmerrej. Idiot…..
Alba, ule pak thepin, ti nuk mund ta dish cfare monstre jam une vetem se lexove dy rreshta nga une. Une po te kujtoj vetem se te kesh piçkë nuk te ben engjell. Dhe ate “idiot” mund ta marresh mbrapsh, te shkosh te shihesh ne pasqyre dhe te shikosh qe te kane dale veshe gomarice.