Pas akuzave të ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe BE ndaj PD, reagon Paloka: Edhe Trump i kishte kundër të gjithë, por fitoi!

6 Dhjetor 2016, 23:28Politika TEMA

A po e pengon Partia Demokratike hapjen e negociatave për anëtarësimin drejt BE-së me kundërshtinë e saj ndaj Vettingut? “Jo, pasi PD-ja ka një të vërtetë që bërtet fort. Nuk ka ngatërresë fjalësh”,- shprehet nënkryetari i PD-së Edi Paloka, në një intervistë për “Koha Jonë”. Paloka shpjegon se pse këmbëngul PD-ja tek debati i fundit për përkthimin e Vetingut. “Ka një fjali të tërë që thotë se kompetencat e vëzhguesve ndërkombëtar do të përcaktohen me ligj. Pra me këtë fjali, që nuk ekziston tek neni kushtetues,” përkthyesi” i jep maxhorancës në Parlament, një të drejtë që në fakt nuk ia jep Kushtetuta”, – deklaron Edi Paloka.

I pyetur për kritikat që PD ka marrë për strategjitë e saj opozitare, Paloka merr si shembull presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. “…Donald Trump dukej sikur ishte i vetëm kundër të gjithëve. Kundër media e politikanë, disa dhe brenda partisë së tij, sondazhe që vulosnin humbjen, trysni dhe presion i paparë nga gjithë anët. Por në fund një fitore spektakolare. Ku ishte sekreti? Përgjigja shumë e thjeshtë; kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët, aleancë me qytetarët. Ky është dhe thelbi i nismës së z. Basha”,- shprehet Paloka.

Debati më i fundit është i ligjit të Vettingut dhe dërgimi, sipas PD, i një varianti të përkthyer gabim në Komisionin e Venecias. Ambasadori Amerikan i quajti gënjeshtra çështjet e përkthimit dhe tha se reforma në drejtësi po vonohet nga ata që kanë frikë. Përse PD është vendosur dhe një herë në pozicionin kundër ndërkombëtarëve?

Qëndrimi i PD lidhur me këtë çështje është më se i qartë dhe në përputhje të plotë me një të vërtetë që bërtet fortë. Mendoj që në konferencën për shtyp të ekspertëve të tanë u evidentuan dhe detajet demaskuese lidhur me manipulimet, për mua të qëllimshme, në përkthimin e materialeve të dërguara në Komisionin e Venecias. Unë do të përmend vetëm një prej këtyre elementëve që nuk ka nevojë të komentohet dhe që është më evidenti dhe më skandalozi e ka të bëjë me çështjen e shumë debatuar të vëzhguesve ndërkombëtare. Siç e kujtoni dhe po të lexoni ndryshimet kushtetuese që u miratuan nga Parlamenti, roli i vëzhguesve ndërkombëtar në procesin e Vettingut përcaktohet qartazi dhe në mënyrë ezauruese tek neni kushtetues përkatës. Kjo u bë pikërisht që ky nen aq shumë i debatuar, të mos linte vend për asnjë keqinterpretim. Por çfarë ka ndodhur me materialin që është dërguar në anglisht tek Komisioni i Venecias pikërisht për këtë nen?

Nuk ka ngatërresë fjalësh. As fjalë që në anglisht mund të interpretohen ndryshe. Jo! Ka një fjali të tërë të shtuar, një fjali që thotë se kompetencat e vëzhguesve ndërkombëtare do të përcaktohen me ligj. Pra me këtë fjali, që nuk ekziston tek neni kushtetues,” përkthyesi” i jep maxhorancës në Parlament, një të drejtë që në fakt nuk ia jep Kushtetuta. Kushtetuta i ka përcaktuar në mënyrë definitive kompetencat e vëzhguesve ndërkombëtar por maxhoranca i ka ndryshuar këto kompetenca në ligj ashtu si dhe të shumë institucioneve të tjera që janë në varësi të Ramës. Pra ligji i miratuar vetëm me votat e maxhorancës, ju ka dhënë këtyre institucioneve, kompetenca që nuk ju a jep Kushtetuta , madje ju a ndalon Kushtetuta e miratuar me 140 vota.

Pikërisht me këtë lidhet ky akt skandaloz që as nuk do të imagjinohej se mund të ndodhte në një vend me nocionet minimale demokratike; tentohet të mashtrohet Komisioni i Venecias duke i dërguar për të gjykuar mbi një material praktikisht të rreme. Është si ti kërkosh një komisioni ekspertësh të jap vlerësimin për një vepër të Salvador Dali-së dhe pastaj vlerësimin që komisioni ka dhënë për Dali-në ta paraqesesh si vlerësim të tij për zhgarravinat e Edvin Rames. Pra me dy fjalë, PD është krejtësisht në mbrojtje të së vërtetës dhe së drejtës, ata që mbrojnë të kundërtën, mbrojnë manipulimin dhe abuzimin skandaloz që po bëhet me këtë të vërtetë.

Ambasadori Lu, ka folur konkretisht dhe pa doreza ku u shpreh se duhet të presim që politikanë të korruptuar, nga e dajthta në majtë, të përballen me drejtësinë. Është PD-ja e hapur që të përballet me ligjin e së drejtës?

PD është forca që i dha fund rregjimit të padrejtësisë 50 vjeçar, të baballarëve shpirtërore e biologjik të këtyre që sot janë në pushtet e që po përpiqen me të gjitha format të rikthejnë dhe një herë hijet e zeza të baballarëve. PD si forcë politike gjykohet nga historia dhe besoj çdo anëtar i saj ndjehet krenar për çfarë i kemi dhënë këtij vendi në 25 vjet pavarsisht gabimeve të cilat i njohim, për të cilat mbajmë përgjegjësi dhe kemi paguar koston në zgjedhjet e 2013. Sa për marrëdhëniet me drejtësinë në jo vetëm jemi deklaruar hapur, se jo vetëm mbështesim por këmbëngulim në luftën kundër korrupsionit në cilindo krah të shfaqet. Po ne jemi po kaq të vendosur në pavarsinë dhe mos ndikimin e drejtësisë nga politika apo çdo pushtet tjetër që korrupton si krimi apo paraja.

Pikërisht në këtë betejë ne jemi në krah të kundërt me Edvin Ramën. Rama bërtet për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Nuk lë rast pa lëshuar dhe konet e tij që lehin pas çdo vendimi që marrin gjykatat. Po Vini Re! Kjo ndodh vetëm kur gjykatat marrin vendime që nuk i pëlqejnë Ramës. A e keni dëgjuar Ramën të sulmojë apo të quaj të korruptuar e të denjë për tu kapur nga reforma gjyqtarët që liruan djalin e Luiza Xhuvanit? Po ata që çuan në shtëpi Armando Prengën e Elvis Ervin Roshin? Dëgjuat ta sulmojë prokurorinë kur tha se Bushi i Ramës megjithëse ndalimet e burgosjet për drogë e trafiqe në disa vende të Europës, nuk është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit? Jo! Në asnjë rast! Po kur gjykatat lirojnë super kriminelë të njohur për lidhje me rilindjen, eksponentë të fushatave të Ramës? Kurrë!

Ky pra është ndryshimi midis “reformës” sorrosiane të Ramës dhe asaj reforme e drejtësie që kërkojme ne. Rama kërkon institucione që të zbatojnë urdhërat e tij, për të mbrojtur ministra të korruptuar e kriminelët që i shërbejnë e për të dënuar të pambrojturit, të dobtit por sidomos për ti bërë presion e për ti mbyllur gojën opozitës. Ne kërkojmë një drejtësi që të japë drejtësi për këdo por sidomos të mbrojë të drejtën dhe të dobtit nga padrejtësia dhe arroganca e të pushteteshmve.

Do pranohet nga PD-ja opinioni final për sa i përket ligjit të Vettingut të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese?

Ne kemi treguar se respektojmë çdo vendim gjykate por sigurisht që nuk jemi të detyruar ta konsiderojmë të drejtë kur ato dukshëm janë dhënë nën presionin e qeverisë, siç ishte p.sh rasti i dënimit tim dhe z.Ristani nga gjykata e lartë me një nen që as nuk ekziston më si i tillë në Kodin Penal… Edhe një herë e përsëris, ky është ndryshimi ynë me Edvin Ramën.

Maxhoranca thotë se nga ndërkombëtarët kushti kryesor për çeljen e negociatave është ligji i Vetingut. A po rrezikon PD-ja që më këmbënguljen te reforma në drejtësi të marrë dhe kostot e mos hapjes së negociatave?

Tanimë këtij justifikimi bajat të Rames ia kanë nxjerrë bojën me të gjitha mënyrat, mediat, institucionet dhe personalitet ndërkombëtare. E dëgjuat në monologun e tij përpara se të shkonte në Berlin se si u përpoq deri në neveri t’iu mbushte mendjen shqiptarëve se Kryetari i komisionit për Europën në Bundestag, fliste pa asnjë kompetencë. Pastaj vajti në Berlin ku e nxorrën në konferencë për shtyp pa e ulur ende në takim dhe i thanë në sy, këtë herë vetë Kancelarja, të njëjtat gjëra që i kishte thënë “i paautorizuari” Krichbaum. E keni dëgjuar atë dhe lehësit pranë tij që në mënyrë po aq të neveritshme, pas çdo diskretitimi që i bëhet qeverisë së tij në mediat më prestigjioze në botë për drogën, të deklarojnë se ato janë shpifje që financohen nga opozita se në Shqipëri nuk ka kanabis…

E keni dëgjuar të përdridhet e rrotullohet në jargët e ti duke i quajtur kërkesat e BE-së disa kushte e disa kritere. Çdo të thotë që zgjedhjet e dekriminalizimi qenkan kritere kurse reforma në drejtësi qenka kusht?! Ku është ndryshimi sipas këtij “gjeniu”?! A nuk janë të gjitha kërkesa për tu plotësuar? Apo kriteret mund edhe të mos plotësohen…?!! Së fundi u detyrua të pranojë se nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në dhjetor, pasi kishte mashtruar publikisht duke deklaruar që negociatat ishin hapur e në dhjetor do kishte vetëm një formalitet. Unë nuk e di se si mund të ketë ende shqiptarë apo ndërkombëtarë që mund ti besojnë e ca më shumë të mbështesin Ramën në këto palacolliqe, vetem nëse edhe arsyet e tyre nuk janë aq të purifikuara sa ç’faqen.

Presidenti Nishani dekretoi të hënën datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Ndërkohë ende nuk ka një draft të reformës zgjedhore. Shpesh herë nga seli blu është kritikuar Kodi Elektoral. Do kërkoni ndryshime, apo PD do të hyj në zgjedhje me këtë Kod?

PD është shprehur që herët se reforma më thelbësore e më të cilën duhet të merremi më së pari është ajo zgjedhore. Ne paraqitem dhe dhjetë pika të cilat do të ishin një arritje e madhe në reformën zgjedhore dhe rikthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë. Kryesorët ishin; votimi e numërimi elektronik si dhe kontrrolli i financave të partive në zgjedhje. Rama jo vetëm nuk i pranoi këto kërkesa por ka bllokuar praktikisht dhe punën e komisionit të reformës zgjedhore duke mos trajtuar as kërkesat e paraqitura nga OSBE-ODHIR. Kjo sigurisht nuk bëhet pa qëllim. Rama e di që me zgjedhje të lira e të ndershme do të merrte mbi një milion shkelma e grushte me atë që ju ka bërë shqiptarëve në mandatin e tij qeverisës.

Për këtë arsye gjithë shpresa e tij është që edhe në qershor të blejë varfërinë e shqiptareve, të marri “frytet” e terrorit që ka ushtruar me institucionet që nëvend t’iu shërbenin qytetarëve u përdoren si mjete represioni për ti trembur e nënshtruar, të shërbehet nga mafia e drogës dhe e koncesioneve e në fund të mbaj në kundershtim me vullnetin e shqiptarëve, një mandat që e ka humbur me kohë. Për këtë arsye PD-ja ka vendosur si objektiv të saj të parë largimin e Ramës e qeverisë së tij, si kusht elementar për të krijuar premisa për zgjedhje të lira në Shqipëri.

Disa javë më parë Kryetari Basha deklaroi hapjen e partisë për elementë nga shoqëria civile, duke deklaruar se në opozitë ka vend për gjithë qytetarët që e ndershëm. Por para se të ftoni qytetarët a nuk mendoni se vetë e djathta nuk i ka gjithë elementët e saj, siç është përshembull FRD-ja e Bamir Topit etj?

Hapja e PD është ndaj qytetarëve dhe gjithë faktorëve që e shohin si kërkesë parësore përmbysjen e rregjimit të “rilindjes”. Isha pak ditë më parë në një takim me grupin që organizoi fushatën e Presidentit Trump. Një nga kuriozitetet e këtyre zgjedhjeve në SHBA ishte fakti që Donald Trump dukej sikur ishte i vetëm kundër të gjithëve. Kunder media e politikane, disa dhe brenda partisë së tij, sondazhe që vulosnin humbjen, trysni dhe presion i paparë nga gjithë anët. Por në fund një fitore spektakolare. Ku ishte sekreti? Përgjigja shumë e thjeshtë; kontakt i drejtëpërdrejtë me qytetarët, aleancë me qytetarët. Ky është dhe thelbi i nismës së z. Basha . Ky është thelbi i fitores, jo të PD, por të qytetarëve të bashkuar.

Partia Demokratike ka deklaruar se do të nis protestat, por këto nisma janë shtyrë disa hërë. Dikur protestat kanë qenë aksioni më i fortë opozitar i PD-së, përse ky hezitim?

Në objektivin për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme PD do përdor gjithë arsenalin e saj dhe potencën e gjithë qytetarëve që kërkojnë si kusht të parë për realizimin e tyre, largimin e Ramës nga pushteti. Protestat sigurisht që do të jenë zgjidhja finale e këtij procesi.

Seancave të fundit në kuvend, opozita është më “e egër” sa u takon toneve dhe debateve, ku edhe nuk kanë munguar as përjashtimet. E shihni si opozitarizëm këtë taktikë dhe produktive ndaj maxhorancës?

Sigurisht që grupi parlamentar ka një strategji veprimi në Parlament por kjo nuk ka lidhje me ate që ju e quani “egërsim” të opozitës. Reagimet tona kanë qenë në proporcion të drejtë me rritjen e arrogancës së qeverisë e cila nga ana e saj është në proporcion të njëjtë me rritjen dhe trashjen e zullumit të saj. Të shohësh personazhe si Beqja që grabisin e pasurohen mbi shëndetin e jetën e shqiptarëve apo lolo të krimit si Tahiri që të bëjnë dhe arrogantin në Parlament, duke pretenduar ti mbyllin dhe gojën opozitës sigurisht që çojnë dhe në reagime që dikujt mund ti duken si të padenja për Parlamentin . Por ju siguroj që janë minimumi i asaj që duhet të bëj një opozitë për të mbrojtur të drejtat e saj dhe atyre që përfaqëson.

Edvini nuk ka parë gjë akoma…

32 komente në “Pas akuzave të ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe BE ndaj PD, reagon Paloka: Edhe Trump i kishte kundër të gjithë, por fitoi!”

  1. Po u vjen fundi fendurinave si paloka .e te tjerve me radhe.

  2. Kujtim says:

    Kur del ky PALOQJA ta shpif nuk shikohet me sy gojen e ka si BYTH . LLapaqen si gjith PD

  3. Kujtim says:

    Kur del ky PALOQJA ta shpif nuk shikohet me sy gojen e ka si BYTH . LLapaqen si gjith PD. ………

  4. XYZ says:

    SHKO ORE VEMJE, JASHQITJE, GELBAZE, KRIMINEL, HAJDUT, BYTHELEPIRES…B…QIM….ETJ, ETJ.ETJ.

  5. DAVID says:

    Ore Paloke trego te verteten sa dopio dhe sa tasa me grosh ke ngrene para se ti shkruaje keto me sper ,ti permendje zotin Tramp,por ti si afrohesh as te gishti I vogel ,o Paloke se ate e zjodhi vete populli ,kurse ju populli ju fshihu njihere e pergjithmone qysh ne vitin 2013 dhe per nja 25 vjet zor se ju zgjeth me,per kete flasin faktet ne “DIBER”dhe ne “KOLONJE”.Persa I perket ati ashashit kur nderhyri Rama ne Lazarat ju dolet hapur me baba Saline dhe thate:Se s’kini te drejte te futi ne Lazarat kete e treguat edhe me ze edhe me figure ne parlament,kete e di gjithe bota dhe jo SHqiperia ,persa I perket atyre ministrave te korruptuar EDVIN RAMA ka shkarkuar gjithe ata kurse baba Saliu I ngrinte ne detyre apo jo ,per nji gj ju vjen ndoresh te hpifni sa me shume dhe te vithni sa me shume ,prandaj kini frike nga “VETINGU”futini ndonji dore me greva se populli jau var shume “oTHuthuq”.

  6. Shkodrani says:

    IDIOTËT e PeDe-së akoma ndjekin Sali Kriminelin dhe e kanë kthyer partinë e tyre në një BANDË FASHISTE.

  7. Aristokrat Viçidoli says:

    Ju PDrastet po prisni per shi, po me duket se do ju japi shurre … Trump-i

  8. Ajet Delaj says:

    Zoti Paloka mos ju referoni Presidentit Trump pasi jeni me vite drite larg vizionit dhe asje cfare realisht perfaqeson Presidenti Trump per popullin Amerikan dhe mos harrini se edhe per boten pasi cikloni “Trump” se shpejti do vije edhe nga lindja komuniste madje edhe nga perendimi socialist . Partia Demokratike si askush tjeter e pati rastin e arte te rreshtoheshin ne krahun e Presidentit Trump pasi Kryeministri u rreshtu fort me demokratet Amerikane por jo vetem heshtet por nen sugjerimet e mikut tuaj te perbashket Podesta u turret edhe ju tek Konventa e Partise Demokratike Amerikane .
    Se cfare deshet ne konventen e liberaleve Amerikane nje Zot e di megjithate akoma nuk e keni thene. Nuk eshte turp te jeshe i majte por turp eshte te mashtrosh popullin tend se perfaqeson te djathten apo me mire te themi keni zene vendin e se djathtes me demagogji duke e lene vendin pa te djathte . Nuk do kishit gjetur nje vend me te mire se ne Amerike per te deklaruar se Shqiperia realisht nuk ka te djathte.
    Shqiperia e ka domosdoshmeri funksionimin e nje pluralizmi real politik dhe per kete do i kerkojme ndihme administrates se re te Presidentit Trump gje qe me siguri e kane vete ne qender te vemendjes pasi Shqiperia ka disa arsye specifike qe do e rrisin shume vemendjen e Administrates se Re te Presidentit Trump

    1. cukja says:

      Z.Delaj ! Duhet ta pranoni per hir te se vertetes, se as lideret e PD e asnje deputet i saj, nuk u shpreh publikisht as ne favor te Klintonit e as ne favor te Trampit. Nje veprim korrekt politik i saj per mosnderhyrje ne zgjedhjet apo ne politiken e nje shteti te fuqishem demokratik sic eshte SHBA. Kompani private te mbeshtetjes se fushatave elektorale sic eshte Podesta, nuk jane parti politike por thjeshte biznese. Sot ajo kompani si biznes i sherben fushates se nje socialisti, neser mund ti sherbeje nje ekstremisti te djathte ne Europe. Eshte mendesia e vjeter komuniste ajo qe shkon ne pergjithesimin mik apo armik me SHBA apo BE. Si ne SHBA, ashtu edhe ne BE, ka forca politike kundershtare qe kane prirje te majta e te djathta. Ne SHBA, me marjen e mandatit te nje republikani apo demokrati, edhe administrata e larte ndryshon njefarsoj perberjen partiake, por eshte senati e kongresi, qe perfaqesojne me diversitetin e tyre, gjithe shtetin e SHBA. Ne BE te perbere nga shtete nacionale, vec presidentit te Komisionit, komisioneret qe kane tagrin e ministrave te qeverise europiane, mund te jene socialiste, demokrate, republikane, te gjelber apo te cfardo ngjyre, e padyshim se sejcili komisioner, ne baze te ngjyrimit politik qe perfaqeson, edhe ne politiken ne mardhenie me shtete qe nuk jane antare te BE, mbeshtet ato forca politike qe i quan aleate te tij. Per shembull, komisionerja Mogherini, nje ish ministre e Renzit, ne Shqiperi do te mbeshtese mikun e Renzit, Ramen, ndonese Renzin elektorati italian e hodhi poshte me referendum me 60% te votave. Aq me shume zbret pazari politik mandej, ne nivelet e ambasadoreve te rangut te ulet.

  9. undefined says:

    O te qifsha ropte o paloka . Vec nje plere je nje i shemtuar i vrar nga berisha je o kurve

  10. tamtam says:

    Trump nuk i kishte te gjithe kunder o Paloqe, per faktin e thjeshte se nuk ishte hajdut, ndaj edhe fitoi! Hajdutet ne Amerike e Evrope nuk i voton njeri!

  11. Timi says:

    Hahaha…keto duhen varur te gjithe…qelbesirat tani kane dalur hapur kundra Shqiperise…populli do i jape petgjogken ne Qerdhor ku do te katandisen me keq se partia e Nard Nokes.

  12. Tirona says:

    Nese pd ka mbeshtetjen e qytetarve ta gzoni pushtetitn ne te kunderten mbas vetingut duhet te jepni llogari para qytetarve per te gjitha te keqijat qe i keni bere ketij vendi……

  13. Dielli says:

    O paloqe po Trump e humbi voten e popullit,me deklaratat e tije Jo normale per demokracine ne zhvillim,voten popullore e fitoje Clinton dhe Jo pak mbi 2 miljone e me shume vota, por politika amerikane ka bere qe ne te tilla rasre kolegji elektoral te vendose per presidentin e radhes,pra ne USA nuke kemi nje president te zgjedhur nga populli,por nje president qe fitoje voten komisjonit elektoral,pra te shumices se kandidateve qe fituan ne zgjedhjet per antare te kongresit e senatit.Ne Shqiperi prej vitesh nga eterit e diktatures komuhiste dhe bijte e mostrat e saj ne krye te ashtequajturit pluralizem brenda djallit mungon nje model amerikan zgjedhjesh..o paloqe nese do te kishte shtet te se dretes ne Shqiperi ju sebshku me kryetaret dubland Berisha e basha ne dukje sot do te ishit tuj festue vitin e ri ne burgun e sigurise se larte per mijra krime e super korrupsione te akuzuar me deshmi te gjalla.Bolle me me ju trashegimtaret e diktatures doni apo nuke doni ju reforma do te behet, dhe pandeshkueshmeria e vendosur nga trashegimnia e eterve te diktatures dhe mostrave e pjellave te saje do te marre ndeshkimin e merituar.Jane mijra nena,e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar me fuqine e pushteteve te riciklimit te botes se krimit e korrupsionit ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi dhe Jo lot krikodili sikurse derdhni ju ne vite per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin,e popujt.O paloqe iku koha kur shqiptaret e hanin sapunin e trashegimnise komuniste per djathe.Mjafte me, dita e gjykimit po afron,reforma do te behet sikurse e kerkon populli dhe miqte tane ne sherbim te shtetit te se drejtes,ku te superkorrupruar e super te kriminalizuar nga te quajturit demokrate e socialiste te marrin denimin e merituar dhe popullit frymarjen e munguar.

  14. Zhozituta says:

    Rast perfekt se si dikish vetekonfirmohet loqe.

  15. Alban Dardani says:

    — Po jo more …..”.lum e…..miku”’–POOO. ]. Nese ket mendje e kane dhe te tjetet ‘… ‘b’ishti qenit – bisht qeni do mbetet”, perseri.
    — Tni per tani ne shqiperi, ,…. ska burre nene ….. e bir k…ve qe te matet me ”FENOMENIN TRUMP ”.
    1 — AI eshte nje BILIONER I NJOHUR – Ne SHQIPERI ska as nji te TILLE .
    2 — AI pasurine e ka filluar me TRASHEGIMI BREZASH — Ne Shqiperi kete se ka patur dhe nuk e ka asnje. PASURIA eshte vene me krim , kontrabande, vjedhje dhe korrupsjon te hapur [te paster ]
    3– AI ka reklamuar ne vite aftesit e tij pozitive nepermjet punes e bisnesit; emisioneve te tij televizive , NJOHUR EDHE NDREKOMBTARISHT , [ madje edhe ne shqiperi qe para 15 – 20 vjetesh ].-=- Ne shqiperi kete se ka arritur as kush.
    4- — AI hyri ne Fushate si njeri i PA KONSUMUAR , i pa pergojuar e perlyer ne masen tuaj- — Ne shqiperi nuk gjen FIGURE TE BESUSHME politike e bisnesi te KETIJ NIVELI , madje shumica kane PERGOJIM nderkombtarizuar.
    5 — AI eleminoi 10 kandidaturat brenda partis duke shpalosur ide e propozime te reja apo konkrete— –JU NUK U BESON KUSH ini te konsumuar eleminuar [ ”qe ne dhjetshe” ]
    ,…………………………………………………… KETO.. DHE TE TJERA , ……………E BEJNE KRAHASIMIN E SEJCILIT TEK JU ME TRAMPIN QESHARAK E TE PA BESUSHEM.
    XXXXXXXXXXXXXXXX
    — SHPRESA tek partickat e reja te tipit ”BLUSH” etj… eshte fare e paket
    AI POPULL MUND TE GENJEHET NE SE ;;— DO TE KRIJOHET NJE LIDHJE BISNESMENESH MBI PARTIAK,,,IDEALISTE TE FUQISHEM , ME NJOHJE E SUPORT NDERKOMBTAR, PER TE BERE PER VETE RININE, SHPRESE VRARET, INDIFERENTET DHE GJITHE PJESEN E SHENDOSHE QE DO TU RINGJALLE SHPRESEN PER ZHILLIM E PROSPERITET SIPAS NJE PROGRAMI APO ORJENTIMI PERSPEKTIV,,, ME QELLIM QE NE TE ARDHMEN TE PERBEJNE TE DJATHEN E MODERUAR, E CILA DERI TANI NUK EKZISTON

    Pershendetje –Alban Dardani NY

  16. Semanjaku says:

    O gojeshkume,,, me keto mende nuk do fitoni kurre pushtetin. Jeni bere qesharak dhe te pa besueshem ne ekstrem. Mire sala me lulin kane frike me te drejte nga reforma ne drejtesi se jane lyer keqazi dhe nuk ka det qe i lane,,po ti cfare ke qe i mbron??? pse behesh vegel e tyre??? apo ke ngren edhe ti nje luge corbe te prishur.

  17. luli says:

    Trump i vetem kunder te gjitheve fitoi por nuk e dime si do vazhdoje.
    Apo e di ti se je koke e madhe

  18. xhemi says:

    Po pse s’fituat dhe ju ne Diber e Kolonje, sic fitoi Trampi????
    Paloqe, kujdes persheshin……

  19. shqip says:

    ne nje pike me pelqen se eshte i sinqerte. pikerisht kur konfirmon qe analogjia e pedeve me trampin eshte e ngjashme . mirepo si gomar qe eshte harron i ziu se jeton ne shqiperi e jo ne las vegas. o tru shkulur, ti, berisha , dhe gjithe shpellaret dru me pre . trampi fitoi pasi sistemi zgjedhor eshte krejt i ndryshem nga ky qe ne kemi adoptuar. ne fakt more idiot, klintoni mori rreth 3 milion vota me shume. qe po te perkthehet me llogjiken e numrave tuaj, ajo do ishte presidendete e shba-ve. kur thua qe edhe trampi ishte vetem, ke parasysh qe edhe ju jeni vetem. pra pa popull, pa europe, pa shba. ah po, keni fazlliçin dhe dulen . me keta te dy e keni te sigurt “fitoren” me mullaret e kashtes. tani fole per nje fraze te tere qe eshte shtuar aty gabim. ja e hoqem edhe kete. po ju ndyresira keni tre vjet qe nxirrni sebepe te pa qena sa detyroni edhe ambasadoret te çvishen nga diplomacia e te drejtojne gishtin mbi plage. shpresoj shume qe 2017 ti nxjerre fare nga parlamenti keta jargashe te peshtire. po shpresoj po aq shume sa te dalin parti e pare per numrin e te denuarve. kete qypin lereni, mos ta denojne. po ti japin shishen e rakise qe ti vije bota verdalle. po te doje t’ja marri edhe kenges bashke me ristan alkolin.

  20. pro says:

    ..Trump ..eshte nje personazh i urryer edhe pse fitoi dhe jo vetem ne shqiperi…por te unifikosh eksperiencat kriminale,si fitore ne te ardhmen eshte njelloj sikur te vendosni ju dhe te tjeret te shumezohen me zero.Mendimi eshte i lire per kedo..edhe endrat..!!

  21. kombi says:

    Paloka thuthuqi eshte nje politikan teper ordiner dhe i turpshem ,pa nivel . Nuk mund te krahasoheni ju si PD me Ameriken ,as me Trump.

  22. I drejti says:

    PD parti e kriminalizuar qe udhehiqet nga kriminele qe duhet te jene prapa hekurave. Ndersa paloqja eshte nje koqe kandari e azgje me teper.

  23. BUJARI JU DEGJON says:

    Jam kureshtar te di,cfare m… ha kur flet,o Paloke???
    Mesoje dhe mbaje mend:Kur jep interviste nuk duhet te flasesh me gojen plot…

  24. saliu says:

    Ai eshte Tramp ju jeni TRAPA vetem T keni te perbashket.

  25. Lexues i TemA says:

    Ky PALOQJA eshte vertete i madh.
    Vetem Ky mund te zevendesoj At’ Burrin pas ngordhjes.
    -Komenti i Alban Dardanit, profesional-

  26. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo opinione

    MOS I MERRNI SERIOZISHT !

    – Ata rrejne edhe babain e rrenave
    Nastradinin

    – Fakte e jo genjeshtra o Shqiperi-
    rrenuesit e Saladinit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pas nje mali me rrena pa fund e pa ane nga
    PD-ja per ankimimin e Ligjit te Vetingut, kamikazi i Berishes Oerd Bylykbashi, nenkryetar i Komisionit per Reformen ne Drejtesi e cila u votua unanimisht nga Kuvendit i Shqiperise sulmoi sot perseri shpirtin e saj.
    Vetingu eshte bere tabela e qitjes e krejt shpures se gjykatesve te korruptuar dhe shtabit te tyre politik te SHQUP-it me kapterr Nishanin ne prapaskene dhe Mareshallin Berisha ne komande.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje midis ligjit dhe antiligjit, midis drejtesise dhe padrejtesise, midis shtetit dhe antishtetit ligjor, midis 95 per qind te shqiptareve qe e perkrahin dhe me pak se 5 per qind e antishqiptareve qe e vonojne, e sulmojne, e anatemojne, e sakatojne ne cdo mjet e me cdo menyre….
    Genjeshtrat, rrenat, mashtrimet, jane bere shpata e kesaj bande kusaresh e vrastaresh per ta vonuar, per ta percudnuar, per ta tjetersuar, per ta sabotuar e minuar shpirtin e Reformes ne Drejtesi, Vetingun, sic minuan e rrenuan per cerek shekulli nje popull e shtet te tere.

    Rrena, mashtrimi, spekullimi, korrupsioni, krimi, ligesia, pandeshkueshmeria, poshtersia, tradhetia, atdheshitja …. nuk ka te lige ne fytyre te kesaj toke qe nuk ia kane bere ketij populli e vendi tone te bukur ne keto 25 vjet.
    As hordhite e Chinchizkhanit, as nacalniket e Beogradit, as zervistet e Athines, as barbaret e Pashicit, Rankovicit, Milloshevicit nuk ua kane bere shqiptareve si popull e komb cfare ia beri kjo ” Bande e gangstereve” ( The Times e Londres) kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( The New York Times- mbreti i shtypit amerikan e boteror )
    Cfare i dini shqiptaret o ju hora sterhorash te Sali Karaxhicit !?
    Ku i kini provat e perkthimit te keq te Ligjit te Vetingut !?
    Cila fjale, cila fjali, cili paragraf, cila faqe, cili kapitull eshte perkthyer keq nga Euroliasi apo kushdo qofte !?
    Botoni versionin shqip dhe anglisht te tyre qe lexuesi dhe mjeshtrit shqiptare dhe te huaj te shohin dhe japin mendimin e tyre profesional qe tu besojme megjithese kemi plot 21 vjet qe shohim e dime se nuk nxirrni fjale e deklarate nga goja pa rre…
    Fakte jo pallavra! Prova jo rrena o fatkeqesi e shqiptareve e vrases te Shqiperise demokratike!
    Ishte barbar, ishte vrases, ishte despot … Enver Hoxha e katrahura e tij komuniste por nuk ishin edhe kusare si puna juaj!
    Si mund ta dini ju injorantet e shqipes me mire anglishten se specialistet e Euraliusit e ata amerikane qe e kane ate gjuhe nene!
    Sidomos ky Oerd Bylykbashi qe disa here ka shprehur publikisht urrejtjen primitive ndaj gjuhes angleze, qe e flet po aq bukur sa ce foli bosi i tij Sali Berisha italishten nga podiumi i altarit shqiptar te demokracise para dy javesh…
    Na e coi tugen per bythe, do te thoshte babai im i mencur po te ishte gjalle…. !
    Gerdi! Krupe… Neveri…. Po me vjen me vjelle nga prapanica…. !
    Keta e genjejne edhe babain e rrenave Nastradininin…
    Tash 25 vjet ai ka nderruar edhe emrin. E ka bere Saladin!
    Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre, themi andej nga vendlindja e perbashket, Malesia e Gjakoves !
    Ndaj mos i merrni seriozisht rrenat e tyre.
    Fakte, prova! Jo pallavra e rrena pa fund!

  27. Akili says:

    )Paloke kerkoni referendum dreqi ta haje se keshtu po delni kunder te gjitheve : gunder Amerikes,BEuropian, por dhe kunder vet vets,eSALES qe mbikqyr PD,ketej thoni se jemi per reformat ne Drejtesi dhe nga ana tjeter vendosni GUR nen rrota te cilen une si person e kame menduar qe kur late karrigen se kete pune do benit,.Pa kaluar dy jave nen qeveriosjen e Z. Rama ju kerkuat rrezimin e qeveris per korrupsion e ku di une ku u be korrupsioni per dy jave.O Palok ju nuk jeni e djathta por i keni zen vendin,keni ber c`far u ka dashe menderja dhe keto qe keni ber jo per popullin por per gjithe ate kaste hadutash qe ju perfaqesoni,prandaj dhe hidhene si ai Tigri i plagosur per te shpetuar nga DREJTESIA per zullumet qe keni bere.

  28. American 2016 says:

    Krahasimet e PD me Trampin Jane te neveriteshme, keta tregojne se per te arritur qellimin dhe justifikimin e veprimtarise se tyre antishqipetare dhe ogurzeze propogandojne gjithcka qe populli ti besoje, ata(PD) po behen te neveriteshme dita dites me shume duke u justifikuar per blokimin e vetingut.

  29. riza says:

    KETU ESHTE VETEM NJE NJERI QE KA BERE TE TERA KETO KOMENTE
    RROFTE KOMUNIZMI SHQIPETARE DHE SIGURIMI SHTETIT
    NESE VERTET JENI NJERZ TE NDRYSHEM JU QE SHKRUANI KET
    ATEHERE ME DUHET TU THEM SE SHQIPERI S PASKA ME KA PJERDHUR I TERE AI POPULL ME GJITH C KA NE KRYE.
    dhe une ve emerin tim ketu jo si ju spiuner e frikacaker te ndyre qe punoni bodrumeve te p,s,

  30. Fatosi-kosove says:

    hama ham ham hahaamamahahahhaaammmaaaaaa palloka,noka,PD,fazlliqi po mendojne se Trumpi eshte zgjedhur president per ti perkrahur kriminelet dhe vrasesit,sikur nuk e kane degjuar gjat fushates se ai do te ngreje mur kunder meksikes dhe karteles se droges,prandaj ketu hyn edhe lazarati dhe karteli i droges dhe krimit ku ban pjese edhe palloka,koka,noka,bumqi,kumqi,sala,kala,luli,kuli,kiqi,fazlliqi e gjithe kopeja PD-eriste,shkut per lesh pallokooooooooo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje