28 politikanët më të rëndësishëm në Europë, mes tyre edhe një shqiptar

7 Dhjetor 2016, 10:27Rajoni TEMA

Faqja e njohur Politico.eu, ka zgjedhur 28 politikanët që po i japin formë Europës.

Mes tyre gjendet edhe një politikan shqiptar.

Ai është kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lista është bërë në bazë të ndikimit që kanë pasur këta persona nëpër vendet europiane.

Në listën prej 28 personash, Ahmeti renditet i fundit.

Vitin e kaluar, listës i ka prirë kryeministri i Hungarisë, Victor Orbán.

Sivjet në vedin e parë gjendet prefekti i Londrës, Sadiq Khan.

Ai ndiqet nga populistja gjermane Frauke Petry, irlandezi Michael O’Leary, ish-kryeministri polak Jarosłaë Kaczyński dhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau.

Në këtë listë kanë zënë vend edhe Recep Tayyip Erdogan dhe Federica Mogherini.

“Kosova mund të ketë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare me pranimin në FIFA dhe me medaljen e artë olimpike në Rio. Por për Shpend Ahmetin, kryetar i Prishtinës, ndërtimi i shtetit fillon nga baza”, thuhet në përshkrimin për Shpend Ahmetin.

Në profilin e prezantuar për 38 vjeçarin, Politico e prezanton si “një nga figurat qëndore të opozitës kosovare, i cili i ka hyrë një beteje të rrezikshme kundër pushtetit të konsoliduar të luftëtarëve për lirinë e Kosovës, që udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi”.

Si vendimin e tij të parë në postin e kryetarit të Prishtinës, Politico ka listuar shitjen e Audi Q7 të ish-kryetarit Isa Mustafa.

Më poshtë lista e plotë:

POLITICO 28: the ranking

4 komente në “28 politikanët më të rëndësishëm në Europë, mes tyre edhe një shqiptar”

  1. sa lehu says:

    po sali sebin e kane harruar.
    skenderbeu i llumit.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mos! Po Edvini ku eshte? Prapa listes?

  3. says:

    Politika është si muzika. ,ecët me nota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje