Kujdes, ja sa lehtë mund t'iua grabisin makinën

7 Dhjetor 2016, 21:15Sociale TEMA

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në Afrikën e Jugut, tregon teknikën e përdorur për grabitjen e makinave nga hajdutët.

Siç shihet edhe nga video, grabitësi qëndron pranë makinës së sapo-parkuar dhe kur shoferi del prej saj, ai hap derën e pasme të makinës. Kjo bën që automjeti të mos kyçet me anë të telekomandës, ndërsa shoferi largohet i pashqetësuar.

Disa sekonda më pas, grabitësi afrohet sërish dhe hyn brenda makinës. Sipas autoriteteve, kjo është një taktikë, që sa vjen dhe përdoret më shumë nga grabitësit, pasi iu lejon të marrin lehtësisht gjithçka që mund të keni harruar brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje