Ushtria siriane hyn në Aleppo; a është ky fundi i ISIS?

8 Dhjetor 2016, 18:59Sociale TEMA

Ushtria siriane ka arritur të marrë kontrollin e qytetit të vjetër në Aleppo, ndërsa vazhdon beteja për pjesën tjetër të tij.

Aleppo, që është edhe qyteti i dytë më i madh në vend, prej disa vitesh kontrollohej nga militantët e ISIS, ndërsa marrja e tij, do të ishte një hap i madh përpara në eleminimin e grupit terrorist.

Megjithatë, sipas presidentit Bashar al Assad, kjo nuk do të sillte paqen dhe as fundin e menjëhershëm të luftës.

Në një intervistë, ai u shpreh: “Terroristët janë kudo. Edhe nëse e marrim Aleppo-n, ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre.”

Ndërkohë, Assad ka kundërshtuar çdo mundësi armëpushimi, të sugjeruara nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, për evakuuimin e civilëve, duke u shprehur i vendosur për avancimin e mëtejshëm të ushtrisë.

Në qytetin thuajse të shkatërruar, gjenden dhjetëra mijëra civilë, për të cilët, rebelët shprehen se gjenden në rrezik të madh, ndërsa kanë shtuar se do të mbështesin çdo iniciativë për t’i larguar.

3 komente në “Ushtria siriane hyn në Aleppo; a është ky fundi i ISIS?”

  1. ujku qimezi says:

    O kok derr qe ke shkruar ket lajmin: Alepo nuk kontrollohet nga ISIS por nga nje grup tjeter militantesh qe kerkojne rrezimin e Asadit.
    Injoranca ne gazetari eshte e pa falshme.

    1. KATHARSIS says:

      SIPAS TEJE NUK ESHTE ISIS POR GRUP I MODERUAR TERRORIST ISLAMIK..

      JANE E JEJTA GJE NE SUBSTANCE ,GRUPE QE KRYEJNE MASAKRA. TE PELQEN STE PELQEN JANE GRUPE QE KANE KRYER KRIME KUNDER NJEREZIMIT.

  2. korrektor says:

    Nuk ka ISIS fare ne Aleppo o gazetar, ISIS po rimerr Palmiren. Ruset dhe Asadi nuk luftojne me ISIS po me opoziten laike dhe al Nusran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje