Përsëritet fenomeni i dëmtimit të linjave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kësaj here nga individë të papërgjegjshëm, të cilët po punonin në një pronë private.
Rreth mesditës së sotme, nga strukturat e despecerisë, jepet njoftimi se, Fidri L17 është dëmtuar nga shtetasi Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambient privat për rregullimin e dritares në garazhd!! (siç shihet nga fotot).
Ky dëmtim, preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë liqenit.
OSHEE, mori menjëherë masa, duke bërë marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.
Ndaj shtetasit u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet!
OSHEE vijon tu bëjë thirrje si firmave private, ashtu edhe individëve të bëjnë kujdes për punimet që kryejnë, për të evituar çdo incident të mundshëm me pasoja të larta për kompaninë dhe abonentët.
jo mer jo. Nuk i kishte pare shtetasi ASTRIT KERCIKU harta e Oshe se ku kalojne fidrat 17???? Si tja bej qe do rregulloj deren e garazhit? ku ta shoh nga kalojne fidrat?? I ka OSHE bythes keto harta?
Nje nga kerkesat, per te marre leje per çdo lloj punimi, do te ishte edhe firma e elektrikut; krahas asaj te zjarrfikseve,
shendetesise, ambientit e keshtu me radhe.
Kdeszaj i thone RRUMPALLE.