Në Milano është hapur supermarketi i parë interaktiv në Itali, i cili synon t’iu ofrojë blerësve një përvojë ndryshe konsumi.
Supermarketi inteligjent, është i pajisur me një sistem skanimi 3 dimensional, i cili skanon objektin që ju prekni me dorë dhe në një ekran, iu shfaqen të dhënat e tij: emri, nga vjen, sa kilometra ka përshkuar, etj.
Sipas Carlo Ratti, manaxher i projektit, “informacioni i shfaqur, është në fakt i aksesueshëm edhe në supermarketet normale, por disi më i vështirë për t’u arritur. ”
Ai shton gjithashtu se, në të ardhmen iformacioni do të jetë më kompleks.
“Përshembull, nëse doni të blini një mollë, do të jeni në gjendje të dini gjithçka për të: në çfarë peme është rritur, sa është përqindja e dioksidit të karbonit të prodhuar, trajtimet kimike që ka marrë, etj.”