KE letër përgëzimi për MAS: Nxënësit shqiptarë, rezultate fantastike

7 Dhjetor 2016, 22:07Sociale TEMA
KE letër përgëzimi për MAS: Nxënësit

Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar dje të PISA-s, letra që mban firmën e zyrtares së kësaj organizate vlerëson ministren Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.

Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, shkruan letra e Helene Skikos.

2 komente në “KE letër përgëzimi për MAS: Nxënësit shqiptarë, rezultate fantastike”

  1. tfgs1 says:

    pune PISA-sh,varu kkkkkkkk…………..

  2. gjyshi says:

    Interesant, nuk ka komente për këtë lajm të mirë,përveç atij dhiarit, që i pengon çdo sukses i shqiptqrëve. Ai që është i bërë Pis në trup e shpirt, mendon se duke u munduar t-i bëjë pis të tjerët do ta zbardhë fytyrën e vet.Përgëzime nxënës shqiptarë, përgëzime dhe urime të gjithëve. Ata që kanë zili të plasin nga marazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje