VIDEO/ Tenton t'i grabisë varësen, por gjithçka përfundon tragjikisht

8 Dhjetor 2016, 18:10Sociale TEMA

Tentativa për të grabitur varësen e një gruaje në një stacion treni në Indi, ka përfunduar tragjikisht. Kjo, pasi viktima 24-vjeçare ka humbur ekuilibrin duke rënë nën rrotat e trenit që po vinte.

Në pamjet e kameras së sigurisë, duket qartë momenti kur grabitësi 19-vjeçar, i afrohet gruas dhe tenton t’i tërheqë varësen, ndërsa ajo rrëzohet duke u shtypur nga treni.

Rafi Malik, 19-vjeçari i arrestuar nga policia, tha se ishte i dëshpëruar pasi nuk kishte gjetur punë në qytetin e Mumbait dhe nëpërmjet varëses, donte të fitonte para mjaftueshëm për t’u kthyer në fshatin e tij.

Malik, tashmë gjendet nën akuzën e vrasjes me dashje dhe grabitjes së mbetur në tentativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje