Fenomeni i dhunës në familje dhe i rasteve ekstreme që shkojnë deri në hedhjen e grave nga dritarja, nuk është vetëm në Shqipëri.
Edhe në Itali ka ndodhur një rast i tillë, vetëm se fatkeqësisht protagonistët janë sërish shqiptarë. Në këtë rast, nuk është bashkëshorti i cili ka shtyrë me dorën e tij gruan, por dhuna e ushtruar ndaj shqiptares të re në moshë, i sosi asaj durimin duke e shtyrë drejt këtij akti ekstrem. Gruaja nuk ka menduar për lartësinë, vetëm që të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 16 nëntor në Saluzzo të Italisë, ku gruaja shqiptare jetonte me partnerin e saj dhe dy fëmijët. Ajo është hedhur nga ballkoni i banesës duke u përplasur fillimisht me çatinë e garazhit e më tej duke përfunduar në rrugë. Fatmirësisht gruaja shpëtoi gjallë, por pësoi dëmtime të mëdha duke thyer një nga rruazat e shtyllës kurrizore.
Gruaja shqiptare është viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ana e bashkëshortit të saj. mediat italiane shkruajnë se shqiptarja është evidentuar me plagë të shumta pasi burri i saj i përplaste kokën në mënyrë të përsëritur në derë. Por jo vetëm kaq! E reja ka shpëtuar mirë nga vdekja pasi burri i saj e kishte kërcënuar me thikën në fyt, duke i thënë: “Do të të pres kokën”.
Arsyeja e sherrit të dhunshëm është ajo që e bën edhe më tragjike historinë. Dhuna ndaj gruas është e pajustifikuar, por në këtë rast arsyeja që ka shtyrë burrin të dhunojë gruan e tij e kapërcen logjikën. “Përse më kërkove t’i coj unë fëmijët në shkollë”. Kaq kishte mjaftuar që burri të dhunonte në mënyrë mizore shqiptaren në sy të fëmijëve.
Ai tashmë është vënë para drejtësisë ky gjykata e ka dënuar me tre vjet e tetë muaj burg. Ai nuk ka pranuar akuzat duke i quajtur të gjitha sajesë të gruas e cila sipas tij, ka kaluar në depresion. Mbi të rëndon edhe një tjetër akuzë: dhunë seksuale ndaj gruas në sy të vajzës. Por për këtë akuzë procesi penal sapo ka filluar.
“Kishte një kontroll shumë të fortë nga ana e burrit, të gjitha paratë që fitoheshin i dorëzoheshin atij, dhe gruaja nuk mund të bisedonte me fqinjët apo edhe të shikonte nga ballkoni”, u shpreh prokurori në seancën gjyqësore të vendimit.
Pak ditë më parë në qytetin e Fierit një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik pasi një burrë hodhi nga dritarja e katit të katërt gruan e tij, ndërsa deri më tani argumenti i tij është se ndihej xheloz!
Kultura e lashte pellazgo-ilire , kjo ehte aresyeja !!!!!!!!! Ah more Enver djali nuk ka mo nuk vjen me nje i dyte , vetem ti ja dinje ketij pis mileti qe behen trima me grate ,nenat,e femijet se per trima ne shesh te burrave e kemi pa mo nuk ka nevoje per koment . Burra kurva ja ç’far jane . Enver Hoxha vetem ti i edukonje keta “arinj” shpellash………….. qe ne vend te trurit kane bole dmth koqe ,mendojne me koken e Vogel se te madhen mbi shpatulla e kane te mbushur me sperme .
Enveri beri qe kjo specie e felliqur e dhunshme te shtoheshe akoma dhe me teper. 3 mio u ben shqiptaret gjate regjimit te tij ku 70 % ishin vetem funderrina.
Sikur gjithe kete dhune qe perdorin shqiptaret kunder grave dhe kunder njeri tjetrit ta perdornin kunder politikes se korruptuar pjesa e ndershme e popullit shqiptar do ja u dinte per nder.Nuk jane grate armiqte tuaj qe ju kane bere te merrni rruget e kurbetit por politikanet qe po ju vjedhin e perdhunojne 26 vjet rrjesht!