Kreu i PD nuk iu ndahet “gardës së vjetër” teksa paralajmëron se do të ketë ndryshime rrënjësore duke filluar që me listën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të verës së ardhshme.
Kështu, në kulmin e lëvizjes së të të gjithë strukturave, kryesisht kupolës drejtuese demokrate për një vend në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme dhe
‘luftës’ për largimin e ‘xhaketave’ të vjetra dhe zëvendësimin e tyre me 35% nga të rinjtë, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi sot se garën do ta vendosë anëtarësia.
Basha u shpreh se vendimet e rëndësishme do t’u besohen anëtarëve. “Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurrojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.
Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin. Ne do të krijojmë një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet, duke ndërtuar një platformë moderne që ka për qëllim ti ofrojë mundësitë çdo anëtari dhe çdo anëtar për karrierë dhe garë elektorale, por jo të ushtrojë pushtet mbi anëtarësinë” deklaroi Basha.
Basha tha se partia është në një proces hapje, si ai që bëri atë në 2005 pjesë të PD, ndërsa shtoi se është i hapur për aleanca.
Në 26-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët sot azhdojnë që të vuajnë të njëjtat probleme si në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit dhe për këtë duhet një ndryshim që fillon sipas tij nga largimi i qeverisë aktuale.
..te shpresojme!!
Si do ja boj Kaci Zi sepse nuk ka asnje antar qe ta otoj